Lobimi në SHBA dhe CEZ-DIA, Meta kërkon lirinë, Kryemadhi ankimon detyrimin e paraqitjes! Monika në SPAK: Do u tregoj të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi, mikesha e saj Ema Çoku dhe ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho u paraqitën në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitjeje të caktuar nga GJKKO, pas hetimeve në dosjen për lobimin e LSI në SHBA dhe skandalin CEZ-DIA.

Në orën 12:00 në SPAK mbërriti Monika Kryemadhi, nën akuzë për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Më pas, para Prokurorisë së Posaçme u paraqitën edhe Ema Çoku në hetim për pastrim parash dhe Pirro Xhixho për korrupsion pasiv.

Kryemadhi në dalje të SPAK tha për gazetarët se ka vendosur të përballet me padrejtësinë dhe se po përgatit mbrojtjen ligjore për një sërë shkeljesh që ka evidentuar në akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj. 'Monika këmbësorja' e quajti veten, duke thënë se do jetë ajo që do të tregojë të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë.

“Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga SPAK. Do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente që do t’u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj çfarë thuhet. Edhe ju do të njiheni me të vërtetat e këmbësores dhe të satelitëve të Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se deputetja Kryemadhi ka ankimuar të shtunën e 2 nëntorit masën detyrim paraqitjeje në Apelin e GJKKO. Kërkesa është dërguar me postë elektronike. 

Ndërkohë edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ankimoi në apelin e GJKKO masën arrest me burg dhe kërkoi një masë më të lehtë përmes avokatit të tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Ky i fundit tha se arrestimi i Metës u bë në bazë të një vendimi të cilin e quan 'thashethem'. 

"Meta ka qenë në dispozicion të hetimit gjithmonë, ky është një vendim i tipit thashethem. Vendim që bazohet në hamendësime, në ndërthurje me hamendësim të rrethanave të caktuara", tha Gjokutaj. 

Avokati i Metës paralajmëron edhe kallëzim për Forcat Operacionale të cilët zbatuan vendimin për arrestimin e Metës, por tha se janë në pritje të përgjigjes së kërkesës që i kanë dërguar Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, që u kërkojnë emrat e policëve që morën pjesë në operacion.

Akuzat dhe masat e sigurisë
1 - Ilir Meta - 'arrest me burg'
3 akuza: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 
2- Monika Kryemadhi- 'detyrim paraqitjeje'
3 akuza - "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 
3- Ema Çoku- 'detyrim paraqitjeje'
Akuza: Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim.
4- Piro Xhixho- Detyrim me paraqitje
Akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Meta ankimon masën arrest me burg, Gjokutaj: Arrestimi me një vendim thashethem 

 

Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën arrest me burg të caktuar ndaj tij për hetimet e lobimit të LSI në SHBA, si edhe skandalin CEZ-DIA. Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë. Gjokutaj tha se vendimi është një ‘thashethem’.

“Qëndrimi jonë ishte që në fillim kundër kërkesës së SPAK dhe vendimit të gjykatës që caktoi këtë masë. S’kanë asnjë lloj kushti për t’u vendosur. Meta ka qenë në dispozicion të hetimi gjithmonë, ky është një vendim i tipit thashethem. Vendim që bazohet në hamendësime, në ndërthurje me hamendësim të rrethanave të caktuara. Te pjesa e mosdeklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër, po e investigojmë dhe nuk bëjmë dot të ditur më shumë”, u shpreh Gjokutaj.

I pyetur nëse do bëjnë kallëzim ndaj Forcave Operacionale për pretneidmet që kanë ndaj arrestimit të Metës, Gjokutaj tha për gazetarët se do presin nëse Policia do i përgjigjet kërkesës së Partisë së Lirisë për t’iu vënë në dispozicion emrat e policëve që morën pjesë në operacion.  

“Deputetët e Partisë së Lirisë kanë depozituar kërkesë për informacion në lidhje me këtë çështje, të shikojmë se çdo na thotë policia, çfarë përgjigje do japë, ne kallëzimin e kemi gati për ta dorëzuar. E kërkojmë të dokumentuar që të bëjmë një kallëzim dinjitoz për të vënë në vend ligjin e shkelur dhe për të parandaluar precedentë të tillë të llahtarshëm”, tha Gjokutaj.

Ora 12:41
Akuzohet për pastrim parash, Ema Çoku paraqitet në SPAK

 

Ema Çoku, mikesha e Monika Kryemadhit, u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Report Tv sjell pamjet ndërsa Çoku futet në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo akuzohet në dosjen e çiftit ‘Meta-Kryemadhi’ për pastrim parash.  

Ora 12:35
Kryemadhi flet pasi u paraqit në SPAK: Zero komunikim me Metën! Do përballem me padrejtësinë

Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, duke thënë se do të përballet me padrejtësinë.

E pyetur nëse ka pasur komunikim me Ilir Metën, ajo tha “zero”.

Kryemadhi: Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pret që ka ngritur SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga SPAK. Do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente që do t’u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj çfarë thuhet. Edhe ju do të njiheni me të vërtetat e këmbësores dhe të satelitëve të Shqipërisë. Duroni dhe do të informoheni për të gjitha, se edhe ky është një proces që kërkon atë sistemin e vet të zbatimit të gjërave. Në fund të fundit për të treguar s ai vërtetë është procesi.

Gazetari: Fija që zbret në tokë?

Kryemadhi: Fija që zbret në tokë jam unë Monika këmbësorja, që e ul me këmbë në tokë.

Gazetari: A keni pasur mundësi të komunikoni me zotin Meta?

Kryemadhi: Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYLI: 05/11/2024 07:44

    Po e liruat i humbet zgjedhjet ,se svoton me njeri per kete shtet qe sdin me fut nje hajdut ne burg

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2024 01:59

    Politikanet tane edhe kur dine shkelje, nuk i nxjerrin kur duhet,por i mbajne sekret qe t'i perdorin ose per presion sic veproi Meta kunder Berishes kur i kujtoi Shkelzenin qe na qenkesh ne videot e D.Priftit,ose per hakmarrje sic veproi Kryemadhi me dosjem e incineratoreve per t'u hakmarre kunder L.Kokes,te shohim tani cfare sekretesh dine per satelitet.S.d.q avokati i Metes duhet t'a dije qe arrestimi i Metes nuk ishte thjesht bazuar ne thashetheme,por ne fakte dhe Meta duhet t'ja dije per nder keto dite burgu qe po ben vetem dy personave-Arben Ahmetajt e Adriatik Llalles.Pas arratisjeve se tyre,zor se ndonje politikan/zyrtar shume i larte do te gezoje /arrest shtepie/.Edhe Berisha qe u la me /arrest shtepie/,me shume se sa per moshen,ishte egoja e tij e madhe dhe vlersimi qe ka per veten,qe i ben njerezit e SPAK-ut te jene te sigurte qe nuk do te arratiset te pakten deri sa te jepet vendimi i formes se prere.Dhe sa per ate qe avokati na priska t'i sherbejne ne pjatance emrat e policise speciale qe beri arrestimin e Metes,te mbaje frymen,por ama shume gjate se duke ja dhene jane!!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 04/11/2024 17:59

    E Macoku Ka pastruar parate e Mones apo Likes

    Përgjigju
  • abc: 04/11/2024 17:05

    I THE DUMANIT NE KONFERENCE SHTYPI SE DO JA C'MONTOJE CELULEN KRIMINALE NGA BURGU,,,,HE,C'PRET C'MONTOJA,,,PSE KERKON TE DALESH....SKRAPARLI I QELBUR....

    Përgjigju
  • Gjergj: 04/11/2024 14:49

    Paraja, E ÇON UJIN PÈRPJETÈ,,,kèshtu thonin tè vjetrit tanè. Tè them tè drejtèn, i dègjoja por pèr ti kuptuar, nuk i kuptoja çfarè donin tè thonin. Sot, unè u them tè mive,,PARAJA TA HEQ CA SHÈMTINÈ NGA SURRATI. Kush ka pyetje, le tè shohè Monikèn.

    Përgjigju
  • Ligji: 04/11/2024 14:36

    Po behu spiune te shpetoj nje shqiperi e tere. Beji nje nder te vetem ketuj populli

    Përgjigju
    • Dakord: 04/11/2024 16:32

      Kjo po të kishte gjë për të thënë, do e kishte nxjerrë deri tani. Është mjerane përveç se hajdute.

  • ANISA: 04/11/2024 10:14

    amon keto dy emra mos i degjofshim kurre me plerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK