Monika Lubonja: Ëndrra u realizua
Mishela e 5-ta në 'Junior Eurovision'

Monika Lubonja: Ëndrra u realizua<br />Mishela e 5-ta në 'Junior Eurovision'
Mishela Rapo është rënditur në vendin e pestë në “Junior Eurovision 2015”, Festivali Evropian i Këngës për Fëmijë. 15 – vjeçarja u vlerësua me 93 pikë duke i dhënë vendin në pesëshen e këngëtarëve më të mirë të brezit të ri në Evropë. “Dambaje”, kënga me vargjet e Pandi Laços dhe  muzikë Adi Hila ka bërë të mundur realizimin e ëndrrës, duke e rëndit Shqipërinë në top 5-n më të mirë. Drejtoresha artistike, njëkohësisht dhe drejtore e QKKF-së, Monika Lubonja rrëfen rrugëtimin e kësaj ëndrre e cila si duket ka marrë rrugën e duhur.

“Që në fillim kur mora këtë iniciativë, i thashë stafit ‘O bëjmë festival ose jo’. Kështu nisa një punë gjithë emocione e frikë në të njëtën kohë. Aryseja ishte; kërkesa profesionale dhe një anë finaciare jo të mirë. Por, ideja që do të ishim në Eurovizion më orientoi drejt dy dyerve, RTVSh-së dhe Ministrisë së Kulturës. Kështu filloi dhe hapi i parë i këtij rrugëtimi të suksesshëm”, tregon Lubonja.

Mishela, zëri që befasoi
Për Monikën, ky kompeticion ishte një trampolinë që Qendra Kombëtare për Fëmijë realizojë si ambicie të saj, por edhe për vendin tonë. “Mishelën e kisha dëgjuar që tek Gjeniu i Vogël dhe e dija që zëri i saj ishte i mrekullueshëm. Një fëmijë që të duket si ato princeshat e përrallave. Mishela përvecc ëmbëlsisë dhe paqen që transmeton ka dhe një inteligjencë që këngëtari duhet ta zotërojë” pohon mes emocioneve Monika Lubonja. Kujtojmë se, në Maj të këtij viti, Mishela Rapo, fitoi Festivalin për Fëmijë të Tiranës, duke i dhënë të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision ”.

Emri i saj nuk është i panjohur në skenat muzikore për fëmijë. Mishela është një nga zbulimet e spektaklit “Gjeniu i Vogël, Edicioni i 4”. Përveç zërit premtues, në profilin e prezantuar gjatë festivalit, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte e dhëna se Mishela, vetëm 15 – vjeç, flet një anglishte dhe turqishte të rrjedhshme, ndërsa komunikon mirë në Gjermanisht dhe Frëngjisht.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin