TIRANE- Monitorimi i cilësisë së ujit dhe ajrit, do të jenë ndër prioritetet e punës të Institutit të Shëndetit Publik për vitin 2014. Në daljen e parë publike për këtë vit, drejtori i ISHP-së, Arjan Bregu, ka deklaruar se në qendër të punës së institucionit që ai drejton do të jenë edhe sëmundjet kronike, futja në skemë e vaksinave të reja, sëmundjet e zemrës, por pa harruar edukimin në vazhdim të bluzave të bardha.
“Do të ndërmarrim një sërë projektesh, midis të cilëve edhe ai për sëmundshmërinë e grupmoshës 40-65 vjeç, si edhe trajnime të mjekëve në rang prefekturash për sëmundjet kardiovaskulare”, shpjegon drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu.
Më konkretisht, ekspertët e ISHP-së shpjegojnë se sa i përket cilësisë së ujit që vjen në çezmat tona, do të monitorohen ujësjellësat e 6 rretheve të vendit, midis të cilëve edhe ai i Bovillës, për prani të disa kimikateve që gjenden në ujëra dhe ndikojnë në gjendrat endokrine.
“Është një monitorim mjaft i rëndësishëm, i cili aktualisht po kryehet edhe në Itali. Do të nisë monitorimi për praninë e disa lloj kimikatesh që ndikojnë në gjendrat endokrine të Ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë të Bovillës, të Elbasanit, të Vlorës, Sarandës, Rrëshenit dhe Kukësit. Përgjithësisht ne i kemi ujërat e pastër, përveç rastit të Delvinës, të cilat edhe përgjigjet e analizave nga Greqia, na konfirmuan ndotjen, ndaj edhe është mbyllur”, sqaron Arben Luzati, shef i departamentit të Ujit dhe Ajrit në ISHP.
Gjatë kësaj dalje publike, specialistët kanë folur edhe për rastet me malarje të shfaqura deri më tani në vendin tonë.
“Të gjitha rastet me malarje, deri më tani kemi pasur 28, janë të importuara. Në vendet e Evropës janë shfaqur me mijëra, dhe mundësia që të infektohen të afërmit e tyre thuajse nuk ekziston. Në vendin tonë nuk ka rishfaqje të malarjes. Në vendet ku ata janë infektuar ka edhe ethe të verdha, por asnjëri nuk e ka marrë këtë sëmundje, pasi janë vaksinuar. Sa i përket malarjes nuk ka vaksinë, por ndjekje me antibiotikë dhe kjo e bën të vështirë që ata të ndiqen”, ka shpjeguar Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com