Lëvizja e mallrave në zonën e Europës Juglindore tashmë do të vijë përmes një harte, e cila u prezantua në Mal të Zi, gjatë punimeve të takimit të 7-të ndërkombëtar të Projektit ADB Multiplatform, pjesë e të cilit është dhe Autoriteti Portual Durrës. Autoriteti Portual Durrës ka kontribuar në hartimin e hartës së funksionimit të korridoreve të lëvizjes së mallrave në zonën e SEE(Europa Juglindore), duke dërguar të dhëna për lëvizjen e ngarkesave të mallrave në këto korridore, me qëllim realizimin e një prej objektivave më të rëndësishëm të projektit, që është gjurmimi i ngarkesave që kalojnë nga këto korridore.

Sipas burimeve zyrtare të APD-së, projekti ka për qëllim të mundësojë monitorimin e cilësisë së korridoreve, përmes shkëmbimit të informacioneve ndërmjet vendeve partnere të projektit si edhe komunikimin online ndërmjet vendeve të përfshira në të, në lidhje me lëvizjen e ngarkesave në korridoret e Europës Juglindore, për të siguar një transport sa me efikas dhe me sa më pak efekte mbi mjedisin.

Për këtë qëllim do të shërbejë edhe ngritja e MDC ( Qendrave Multimodale ë Zhvillimit) në secilin nga vendet partnere që do t'ju shërbejë operatorëve në fushën e transportit të kenë informacionin që ju duhet në lidhje me transportin në vendet e Europës Juglindore. Pjese e ketij projekti është edhe krijimi i një databaze për monitorimin e ngarkesave në zonën pilot Durrës-Bar-Levante, qe vecanerisht do ti shërbeje gjurmimit të ngarkesave të rrezikshme, nëpërmjet transportit detar.

ATSH