Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar kap shifrën 3 mijë, ku bëjnë pjesë vëzhgues afatgjatë, vëzhgues afatshkurtër si dhe përkthyes.
Ndërkohë që mbledhjen e sotme pritet që në KQZ të akreditohen vëzhgues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, vëzhgues të Televizionit Aljazeera International si dhe vëzhgues të Delagacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
Ndërkohë të shumtë në numër kanë qënë edhe vëzhguesit që janë akredituar nga organizata joqeveritare në vend si dhe nga vendet fqinje Kosova si dhe Maqedonia.
Duket se zgjedhjet e 23 qershorit që priten të mbahen këtë të dielë, të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare, kjo për vetë faktin se si po administrohet procesi parazgjedhor dhe si po merren vendimet nga një KQZ me 4 anëtarë. Gjithësesi mbeten edhe fare pak kohë që të bëhet e mundur akreditimi i tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)