Kompania e specializuar për monitorimin e ndeshjeve të trukuara, “Sportradar”, ka pasur së fundi si klient Interin, ku ka bërë një trajnim në lidhje me çështjen që ajo ndjek në çdo moment të punës së saj.
/Shqiptarja.com
Trajnimi ka të bëjë me faktin se skuadra në fushë apo edhe drejtuesit e Interit, ta kuptojnë kur një ndeshje është e trukuar. Të njëjtën gjë “Sportradar” ka bërë më parë edhe me skuadra të tjera të Serie A, apo edhe në kampionate të tjera.
Kujtojmë që “Sportradar” është një kompani që merret me trukimet dhe manipulimet e ndeshjeve, e licensuar edhe nga vetë UEFA. Kompania ka monitoruar edhe disa ndeshje të Skënderbeut, teksa sot ndodhen në raportin e UEFA-s.
s.k/Shqiptarja.com









