'Monopoli që po bën djali i dajës së Petrit Vasilit me vaksinën e gripit', denoncimi i Urdhrit të Farmacistëve

'Monopoli që po bën djali i dajës së Petrit Vasilit me vaksinën e gripit', denoncimi i Urdhrit të Farmacistëve

TIRANË- Një depo farmaceutike po monopolizon vaksinën e gripit. Denoncimin e bën Urdhri Shqiptar i Farmacistëve i cili thotë se ndryshe nga çdo vit këtë herë vaksina e influencës apo e gripit që gjendej në treg i është besuar vetëm rrjetit të farmacive "Orange", në pronesi me 75% të aksioneve të depos farmaceutike ''Megapharma''.

Urdhri i farmacistëve i kërkon institucioneve të ndërhyjë për të ndalur monopolizimin e tregut duke privuar popullatën nga e drejta për të gjetur vaksinën në çdo farmaci. Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë në kohën e pandemisë COVID-19 pasi njerëzit duhet të rendin për të gjetur farmacinë "Orange", në një kohë që ajo duhet të gjendjet në të gjitha farmacitë. 

Me depon "Megapharma" si ombrellë (referuar ekstraktit është ortaku kryesor) farmacia "Orange" po shfrytëzon ekskluzivitetin e pasjes së vaksinës duke e shpërndarë në farmacitë në pronësi të saj dhe duke mos e hedhur për të gjithë tregun. Qeveria shqiptare ka prezantuar prej disa ditësh edhe sugjerimin e grupit të popullatës që do të përfitojnë vaksinën falas, ndërsa ata që mbeten jashtë skemës do duhet ta blejnë vetëm në farmacinë e cila ka monopolizuar këtë produkt. 

Megapharma SHPK ortake e rrjetit farmaceutik 'Orange'

 

“Megapharma Shpk”, është në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi, djali i dajës së ish- deputetit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër Shëndetësisë i dha mbi 9 mln euro tendera vetëm gjatë vitit 2010. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2012, ku vijonte si Ministër Vasili, kushëriri i tij Luçi (Rasim Hamzaraj) përthithi edhe 4 milionë euro nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shqiptarja.com sjell denoncimin e Urdhrit Shqiptar të Farmacistëve të cilët paralajmërojnë deri në heqje license ushtrimi profesioni për ata farmacistë që do te bëhen pjesë e kësaj skeme monopoliste.

Deklarata e plotë
Bazuar në ankesat që na janë adresuar dhe njoftimeve në rrjete sociale, rezulton se jemi përpara faktit të monopolizimit të tregtimit të vaksinave të gripit siç rezulton dhe nga njoftimi i publikuar në rrjetet sociale, nga një prej rrjeteve farmaceutike.

Duke e konsiuderuar këtë veprim si të paligjshmë, në shkelje të plotë të çdo norme statutore dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik, i bëjmë thirrje subjekteve të përfshira në këtë veprim monopolist, ta ndërpresin atë menjëherë.

U bëjmë thirrje gjithashtu organeve ligjzbatuese të vendit, Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar dhe shkatërruar çdo monopol, në dëm të konkurrencës së lirë dhe mbi të gjitha në dëm të aksesit të popullatës në marrjen e shërbimit farmaceutik.

U bëjmë thirrje gjithashtu, kolegëve farmacistë që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik apo farmacistëve të punësuar në këto subjekte, të mos bëhen palë me veprimet antiligjore të pronarëve të tyre, por të zbatojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe statutore ne fuqi. Në rast të kundërt, ndaj tyre do merren të gjitha masat disiplinore, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, Statutin dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik.

Postimi i plotë i Urdhrit të Farmacistëve

(Kliko këtu për të lexuar ekstraktin historik të rregjistrit tregtar të Orange Farmaci)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja