MONROVIA, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në një turne në tre vende të prekura nga Ebola në Afrikën Perëndimore, u siguroi sot mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për frenimin e epidemisë dhe rindërtimin e shërbimeve të tyre shëndetësore.
"Sot ne kemi arsye për të qenë optimistë për ta parë këtë epidemi të tmerrshme të mundet. Përhapja e virusit është ngadalësuar në Liberia", theksoi Ban në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten liberiane, Ellen Johnson Sirleaf.
"Strategjia jonë e mobilizimit po shkon mirë", shtoi ai, i shoqëruar në këtë turne nga drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan, koordinatori i OKB-së për luftën kundër epidemisë, David Nabarro dhe shefi i misionit të OKB-së për luftën kundër Ebolas (UNMEER), Anthony Banbury./
/ec/












