TIRANE - Ndihmës Ipeshkvi i Tiranës, Monsinjor Gjergj Frendo ishte i ftuari i ditës në studion e lajmeve të televizionit A1 REPORT! nga ku komentoi vendimin e dorëheqjes nga Kisha Katolike së Papa Benediktit të XVI.
Sipas Mosinjor Gjergj Frendo, ky nuk është rasti i parë që ndodh që Papa të japë dorëheqjen. “Në historinë moderne është hera e parë, por është hera e dytë në historinë e kishës. Papa Çelestini i V në fund të shekullit të XV ka dhënë dorëheqjen, për faktin që ishte mësuar me një jetë monastike”, tregon ndihmës Ipeshkvi i Tiranës.
Monsinjor Gjergj Frendo sqaroi gjithashtu faktin që dorëheqja e Papës u komentua në media, dhe jo vetëm, si diçka krejt e papritur. Sipas tij, Papa e ka thënë edhe më parë që në ndonjë rast mund të jetë më mirë që të japë dorëheqjen. Ky vendim, sipas ndihmës Ipeshkvit të Tiranës, nuk do të thotë aspak dalje nga përgjegjësia, por përkundrazi, ai e vlerëson si një akt kurajoz.
“Papa e ka marrë këtë vendim jo për të shmangur përgjegjësinë, por vendimi i tij tregoj një kurajë të madhe. Udhëheqja e kishës në një botë ku ka shumë probleme të reja, duhet një forcë e madhe jo vetëm me shpirt por edhe e trupit. Edhe ai vetë këtë tha. Kohët e fundit ai ka ndjerë një lodhje të madhe. Pas disa javësh kremtimet e Pashkëve janë shumë të lodhshme, sepse fillon një javë para Pashkëve dhe çdo ditë ka kremtime. të cilat janë shumë të lodhshme”, tha në studion e lajmeve të televizionit A1 REPORT! monsinjor Gjergj Frendo.
Monsinjor Gjergj Frendo komentoi gjithashtu edhe kandidatët të cilët janë më favorit për të qenë pasardhësit e Papës Benedikti XVI, mes tyre edhe Kardinat Peter Turkson, president aktual i Këshillit papnor për Drejtësi dhe Paqe, i cili mund të jetë Papa i parë me ngjyrë. Për monsinjor Frendo, nuk ka rëndësi origjina apo ngjyra e personit që do të jetë në krye të Kishës Katolike, veçse fakti që ai të jetë i denjë për ta udhëhequr.
“Për mua të jetë afrikan, të jetë amerikan, s’ka asnjë rëndësi,. E rëndësishme është që të jetë i aftë, i menduar, i shenjtë, i denjë për të udhëhequr kishën”, theksoi ndihmës Ipeshkvi i Tiranës Monsinjor Gjergj Frendo.
Papa Benedikti i XVI njoftoi sot në një meshë përkujtimore për martirët e Otrantos, se do të japë dorëheqjen dhe se largimi i tij nga drejtimi i Kishës Katolike do të jetë më 28 shkurt.

(Në foto, Monsinjor Gjergj Frendo dhe gazetari Edvin Parruca në studion e lajmeve në Tv A1 REPORT!)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com