TIRANE- Mimoza Miska gruaja e vrasësit serial Haki Miska, është copëtuar më sëpatë nga gjymtyrët dhe pjesën e kokës, e më pas është groposur nga mostra i Librazhdit në arën, të cilën ai e kishte punuar për të mbjellë misër.

Një fakt i tillë ka dalë nga relacioni hetimor i prokurorisë, ku tregohet se i gjithë trupi i të ndjerës është dëmtuar me sende të forta, dhe se një pjesë e eshtrave sot e kësaj ditë nuk janë gjetur. Në relacionin që gazeta “Shqiptarja.com” tregohen përpjekja e vazhdueshme e Haki Miskës për të vrarë me sëpatë vajzën e tij Besjana.

Kjo e fundit ka marrë plagë të rëndë nga goditjet por ka mundur të largohet, ndërkohë që Miska e ka ndjekur duke e qëlluar me gurë dhe ofenduar rëndë nëpër rrugët e fshatit. Relacioni tregon se vrasësi serial ka vepruar me egërsi, por ndërhyrja e dy djemve të tij ka bërë që Besjana Miska, ti shpëtojë vdekjes. Në relacion tregohet se Miska ka dashur të vrasë, nusen e djalit së bashku me nipërit, po ajo (Rexhina), është mbyllur në një dhomë të shtëpisë, duke u mundur të qetësojë fëmijët. Miska pasi i kishte hapur kafkën me sopatë nënës së tij Dije, ka filluar të godasë me sopatë derën ku ishte mbyllur nusja e djalit me fëmijët, por në pamundësi për ta hapur është larguar për të vrarë vajzën Besjanën.

Relacion hetimor                  
Shtetasi Haki Miska jetonte i vetëm në një dhomë të shtëpisë, pasi kishte rreth 3 vjet që nuk shkonte me fëmijët dhe nënën e tij. Në shtëpi kanë qënë të pranishëm edhe vajza e Haki Miskës, Besjana Miska dhe nusja e djalit të tij Rexhina Miska. Në debat e sipër me nënën e tij Dije, është përfshirë edhe Besjana duke replikuar me babain e saj, derisa ky i fundit i ka goditur me shpullë si besjanën dhe nënën e tij Dijen. Haki Miska ka dalë përnjëherë nga dhoma jashtë dhe është kthyer aty pas pak, dhe ka goditur me sopatë vajzën e tij Besjanën. Sopata ka kapur shkarazi atë, duke e çarë tek xhupi dhe pa i shkaktuar dëmtim.

Aty ka ndërhyrë Dija Bruka, për të mbrojtur Besjanën, por Haki Miska ka ngritur përsëri sopatën dhe me të ka qëlluar dy herë shtetasen Dije Bruka në ballë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas Hakiu ka goditur përsëri Besjanën me sopatë duke e çarë atë prapa veshit të djathtë dhe duke e gjakusur. Besjana ka mundur të largohet me vrap për të kërkuar ndihmë tek shtëpia e komshinjve, ndërsa shtetësja Rexhina Miska, është mbyllur në njërën nga dhomat e shtëpisë së bashku me fëmijët për ti mbrojtur ata. Hakiu ka shkuar tek dera e dhomës, e ka goditur derën me sëpatë disa herë me qëllim për ta hapur, por në pamundësi është larguar. Ndërkohë Besjana e gjakosur i ka shpëtuar babait të saj dhe që andej ka shkuar tek banesa e një komshiu i quajtur Hamdi Miska, me qëllim që tu kërkonte ndihmë për të njoftuar policinë….

Kur ka shkuar tek banesa në fjalë ajo ka takuar fillimisht shtetasen Hajrie Miska, por gjatë kohës që ajo po i tregon për plagën e marrë në pjesën e kokës, aty i afrohet babai i saj Haki Miska, i cili e ka kapur për flokësh duke e tërhequr zvarrë në drejtim të shtëpisë dhe gjatë rrugës i ka thënë se:”… do të vras edhe ty siç vrava dhe gjyshen….”. Në afërsi të banesës, Hakiu ka lëshuar nga flokët vajzën e tij Besjanën dhe kap në tokë sepatën me të cilën nga ana e bishtit tentoi që ta godasë Besjanën, por ajo i ka kapur sëpatën duke ja marrë nga duart dhe hedhur nga avllia e shtëpisë. Mbas kësaj kohe Besjana largohet me shtejtësi nga babai i saj dhe merr rrugën për nga lokali i shtetasit Ilir Alla, pasi atje ndodheshe vëllai i saj, Gentjan Miska, por Hakiu i vihen nga pas duke e gjuajtur me gurë dhe sharrë me fjalë fyese.

Gjatë rrugës në nëj distancë të afërt Besjanës, i thërret vëllai tjetër Ismet, duke i thënë: “…Ndalo aty ku je se erdha unë…”. Në këto momente shtetasi Haki Miska sapo ka parë djalin e tij, Ismet Miska kthehet dhe merr rrugën duke ikur me shpejtësi në drejtim të fshatit Lunik, por ndjali Ismet i është vënë në ndjekje. Por teksa ka kaluar në oborrin e shtëpisë së tij ka parë gjyshen të shtrirë në oborr dhe të larë me gjak nga fytyra. Më pas Ismeti ka ndaluar së ndjekuri babanë dhe është kthyer për të parë gjyshen e tij Dije Bruka, por kur i është afruar pranë shikon se ajo kishte vdekur për shkak të goditjeve që kishte marrë me sëpatë në kokë….

Më pas shtetasi Ismet Miska ka lënë gjyshen e tij, Dije Bruka të shtrirë dhe të vdekur në oborrin e shtëpisë dhe vetë ka marrë motrën e tij Besjana dhe e ka dërguar në spitalin e qytetit të Librazhdit, për ta mjekuar për plagët që ajo kishte marrë. Atje kanë shkuar me shtetasin Deli Zika, i cili i ka transportuar me makinën e tij. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton se tek e dëmtuara Dije Bruka, konstatohen plagë prerëse me fraktura të hapura në pjesën e parietale të majyë 15x3 cm. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të mprehtë. Shkaku i vdekjes së Dije Brukës është shkaku traumatik-hemoragjik. Ky veprim i zhvillimit të ngjarjes provon më së miri qëllimin e të pandehurit Haki Miska, për të vrarë të bijën Besjana Miska. Ai ka vepruar me egërsi dhe vendosmëri për të kryer vrasjen e Besjanës, për shkak të mbrojtjes së saj, ai ka vrarë të ëmën Dije Bruka….

Në dëshminë e tij botuar tre ditë më parë në “Shqiptarja.com” Haki Miska tregon se ka vrarë ditën e Bajramit të Vogël 1992, gruan e tij Mimoza Miska.
Raporti hetimor Për këtë arsye në datën 14 shkurt 2010 është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes në arën e quajtur “Lugu i Miskët”, ku mbas gërmimeve të kryera në vendin ku kishte përcaktuar vetë Miska, në një thellësi prej 1.5 m është gjetur një rrobë ngjyrë e zezë brenda së cilës ishin disa kocka njeriu. Lidhur me këto kocka është kryer ekspertimi mjeko-ligjor nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët në konkluzjonin e tyre shprehen se:”… Skeleti i gjetur në vendin e quajtur ara “Lugu i Miskët” në fshatin Prevallë është skelet i cili, i përket një trupi njerëzor.

Duke u nisur nga të dhënat e rrethanat e ngjarjes, teshave të gjetura në vendin e ngjarjes, etj, rezulton se viktima është e seksit femër e moshës jo më pak se 20 vjeç dhe jo më shumë se 30 vjeç me gjatësi trupore mbi 150 cm. Koha e vdekjes së viktimës është mbi 5 vjet pasi kufoma ka kaluar skeletizim të plotë. Në skeletin e viktimës janë vërejtur mungesa e kockave të kokës, thyerje e kockave të parakrahëve, thyerje e shpatullës së majtë dhe të brinjëve në anën e majtë të kraharorit, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mbrejtës. Bazuar në të dhënat mësipërme, shkaku i vdekjes ka qënë shoku traumatiko-hemoragjik në terren të politraumës.

Dijeni për vrasjet, vetëm kunati i Miskës
Për vrasjet e kryera ka pasur dijeni vetëm shetasi Lefter Kurti, kunati i vrasësit serial Haki Miska. Lefter Kurti ka deklaruar se vetë Haki Miska gjatë takimeve dhe darkave familjare që ata kishin pasur në shtëpinë e Lefterit, i kishte treguar se kishte vrarë ish-gruan e tij Mimoza Miska, pasi ajo kishte pasur të dashur Xhevat Gjatën. Vrasjen e kishte bërë natën e Bajramit të Vogël.Gjithashtu Hakiu i kishte treguar se kishte rrahur për vdekje shtetasin Gani Bruka i martuar me nënën e tij, Dije Bruka për arsye se Gani i kishte marrë rreth 2 dynym tokë pjesë e Dije Brukut, nga martesa e parë. Lefter Kurti ka treguar se dëshmitare ka qënë vetëm nëna e Hakiut, por ajo nuk kishte denoncuar djalin e saj, duke pohuar se Ganiu kishte rrënë nga kumbulla.

faksimile

Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)