Montella: Shpresoj që opozita jashtë parlamentare të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore

Montella: Shpresoj që opozita jashtë parlamentare të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore

KOPENHAGEN- Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Monetalla, ditën e sotme ka pritur këtë të mërkurë nëj delegacion të Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të përgatitjeve për marrjen e së OSBE nga Shqipëria në vitin 2020.

Pjesë diskutimi në këtë takimi ishte edhe Reforma Zgjedhore e që është edhe një prej kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.  Montella ndër të tjera ka theksuar se shpreson që të gjitha palët politike të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi edhe  përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.

Kujtojmë se për Reformën Zgjedhore vetë OSBE është ofruar të ndihmojë, duke thirrur edhe një tryezë të përbashkët ku opozita mori pjesë teknikisht. Montella përsëriti vlerësimin e tij dhe të presidentit të Asamblesë Parlamentare, George Tsereteli, për tryezën e reformës zgjedhore mundësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në fund të shtatorit. Ndërkohë edhe ditën e sotme bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka ftuar zyrtarisht Partinë Demokratike të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10 të paradites, por PD ka refuzuar. 

Pjesë diskutimi gjithashtu ishte edhe Refomra në Drejtësi. Gjithashtu, në fokus të veçantë ishin edhe përgatitjet për marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së nga Shqipëria, në vitin 2020. Sekretari i Përgjithshëm Montella theksoi se Kryesia e ardhshme e Radhës është një përgjegjësi dhe mundësi për mbarë vendin, si dhe një proces në të cilin duhet të përfshihen dhe bashkëpunojnë të gjithë aktorët kombëtarë, përfshirë Kuvendin. Po ashtu, ai përsëriti mbështetjen e fortë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Shqipërinë dhe shprehu shpresën për të forcuar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë vizitës së pritshme të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare, në Shqipëri, në nëntor.

“OSBE-ja ka nevojë për udhëheqje të fortë”, tha Montella, “dhe unë kam besimin që Shqipëria do të jetë në gjendje ta çojë përpara axhendën e OSBE-së, në frymën e përgjegjësisë dhe pronësisë së përbashkët”.

Delegacioni përbëhej nga kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe anëtari Ralf Gjoni. Atë e shoqëronte ambasadorja e Shqipërisë në Danimarkë, Elida Petoshati dhe drejtori i Shërbimit të Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe të Kuvendit, Sidrit Minxhozi.

Takimi i sotëm pasoi një takim të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, Përfaqësuesit të Posaçëm për Evropën Juglindore, Mark Pritchard dhe Sekretarit të Përgjithshëm Montella me Delegacionin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Ditmir Bushati, i cili u zhvillua gjatë Takimit të Vjeshtës së Asamblesë, në Marrakesh, më 6 tetor.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 09/10/2019 19:34

    Inshalla opozita jashte parlamentare nuk merr pjese ne reformen zgjedhore.Prania e saj do ta shtyj pa fund ate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)