GJIROKASTER- Ndërtuar gjatë periudhës osmane ne lagjen Dunavat, ura e Zerzebilit ka vlera të veçanta historike dhe arkitekturore. E realizuar me gurë dhe me një hark të vetëm, ka shërbyer ndër vite si nyje e rëndësishme për banorët dhe tregtarët e zones.

Ndërtimi i saj pasqyron mjeshtërinë tradicionale të fundshekullit XVIII dhe përbën një dëshmi të rëndësishme të arkitekturës karakteristike të Gjirokastrës.

Inxhinieri i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Vaso Polo, shprehet se ura ka pesuar carje, qe po perkeqesohen cdo dite si pasoje e qarkullimit te mjeteve te tonazhit te rende.

“Mirëmbajtjet e deritanishme kanë qenë sipërfaqësore dhe jo të studiuara siç duhet. Këtë herë projekti për shpëtimin e urës do të jetë i plotë, në mënyrë që të shmanget rreziku i shembjes,” – thekson ai.

Pritet të ndërhyjë Drejtoria e Pergjithshme e Monumenteve të Kulturës me një projekt restaurimi të plotë, ne te kunder ura rrezikon shembjen totale.