LUKOVE- Kisha e Shën e Premtes, rrezikon rrënimin. Në mes të lagjes perëndimore të fshatit Lukovë, rrethuar nga ullinjtë në shpatin e kodrës që zbret mbi Jon, gjendet një nga monumentet e rralla të kulturës: Kisha e Shën e Premtes.
E harruar në një oaz ullishteje, aty ku u ndërtua shekuj më parë, qetësia shprishet kur ndonjë nga banorët e zonës i kërkon priftit Aleksandër Mëhilli të bëjë ndonjë meshë përshpirtjeje dhe qirinjët ndizen sërish aty. Bimët kacavjerrëse janë bërë një me muret e lashtë. Niko Vjeri, banor i zonës, kujton se kisha nuk u prek as në vitin 1967, u la si monument.
Dhe ashtu harresa mbeti rreziku i shkatërrimit të saj. Ndërkohë nuk eksziston asnjë tabelë orientuese për vendodhjen e saj dhe i vetmi orientim për ta gjetur janë banorët Lukovës.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com