Agjencia ndërkombëtare e kreditit, Moody's, dje ka deklaruar se "Greqisë i është ulur niveli i depozitave bankare në monedhën vendase dhe të huaj nga Ba3 në Caa1".
"Rritja e pasigurisë pas negociatave të kohëve të fundit midis qeverisë greke dhe kreditorëve, kishte një ndikim negativ në besimin e investitorëve", thuhet nga agjencia Moody's.
Ajo më tej shton se ekziston rreziku i ngrirjes së depozitave, të cilën do ta zbatonte qeveria greke, vetëm për kufizime të ngjashme kapitale.
"Rreziku imponimit të qeverisë për ngrirjen e depozitave ose kufizime të ngjashme të kapitalit, për të ruajtur stabilitetin financiar, nuk është më i vogël dhe rreziku që paraqet pamundësia e qeverisë për të paguar borxhin e vet," thuhet në deklaratë.
Moody's shton se vlerësimi i rrjedhjes së depozitave private, që nga dhjetori i vitit të kaluar, është rreth 25 miliardë euro. "Depozitat e sektorit privat në sistemin bankar grek tani janë në nivelin e tyre më të ulët në 10 vite," theksohet në deklaratë.
Marrë nga Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com