TIRANË - Sipas njerës nga tri kompanitë kryesore botërore të vlerësimit të ekonomive të vendeve të botës, Moody’s, ekonomia shqiptare vijon të qendrojë në nivelin e vlerësimit B1, që përfshihet në zonën që nuk u këshillohet investitorëve të huaj të investojnë. Niveli më i lartë është AAA.
Sipas kompanisë vlerësuese, niveli i letrave qeveritare me vlerë të borxhit të Shqipërisë reflekton fuqinë e ulët të vendit në fushat ekonomike, institucionale dhe qeverisëe, ndërsa reflekton nivelin e mesëm sa i përket riskut të mundshëm.
Sa u përket institucioneve, tensionet e vazhdueshme midis partive kryesore politike gjatë pjesës së parë të këtij viti kanë penguar përpjekjet e Shqipërisë për t’u pranuar si kandidate në BE. Borxhi i qeverisë në raport me prodhimin e brendshëm bruto është i lartë për një vend me nivelin e zhvillimit siç e ka Shqipëria.
Risku i mundshëm nxitet si nga faktorët ekonomikë, ashtu dhe nga faktorët politikë. Faktorët ekonomikë kanë të bëjnë me bazën e ngushtë të ekonomisë së vendit dhe përhapjen në shkallë të gjerë të përdorimit të euros. Risku financiar është i moderuar duke qenë se sektori bankar është i kapitalizuar në mënyrë të përshtatshme ndërkohë që likuiditeti është rritur si pasojë e shtimit të depozitave. Megjithatë, cilësia e aseteve mbetet nën presion, siç duket nga rritja e përqindjes së borxhit të keq.
“Do të ishte me vlera pozitive përmirësimi i institucioneve, që të përfshinte efikasitetin e Gjyqësorit dhe suksesin në luftën kundër korrupsionit, pasi këto nxitin investimet”, thuhet në raport.
Moody’s thekson se, në rast se qeveria do të dështojë në programin e planifikuar të reformave ekonomike dhe institucionale, vlerësimi për ekonominë e saj do të ulet. Dështimi në ruajtjen e konsolidimit fiskal gjithashtu do të ulte vlerësimin, pasi ka të bëjë në mënyrë të rëndësishme me ambicjet e saj për hyrë në BE.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com