Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's” ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në 19 Prill 2024. Perspektiva “pozitive” pasqyron mundësinë e një skenari më të mirë fiskal sesa pritej, i cili mund të rezultojë në një përmirësim të qëndrueshëm të forcës fiskale të Shqipërisë.

Agjencia deklaron se Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik përmes tre goditjeve të njëpasnjëshme gjatë kohëve të fundit, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe krizën energjetike të vitit 2022.

Agjencia vlerëson se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u kthye në një trajektore të qëndrueshme rënëse në vitin 2022, duke kompensuar plotësisht rritjen e borxhit përgjatë periudhës 2019-2021. Moody's pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të ulet në 56.3% në vitin 2024 nga 59.2% në vitin 2023. Përtej këtij viti, Moody's pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të qëndrojë në një trajektore të qëndrueshme rënëse, në sajë të suficiteve primare të pritshme dhe të një rritje të qëndrueshme të PBB-së.

Moody's pret që autoritetet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat përfshijnë një bilanc primar jo më të ulët se zero dhe një reduktim të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së çdo vit derisa të arrijë 45% të PBB-së.

Agjencia është e mendimit se rënia e borxhit pritet të nxitet nga reformat e vazhdueshme fiskale, përfshirë strategjinë afatmesme të të ardhurave dhe përmirësimet në menaxhimin e investimeve publike. Ndikimi pozitiv i këtyre reformave mund të tejkalojë pritjet aktuale të agjencisë.

Agjencia vlerëson se përmirësimi i konsiderueshëm i bilancit të llogarisë korrente kohët e fundit pritet të jetë strukturor, me vetëm deficite të vogla të parashikuara për vitet 2024-2025, të mbështetura nga bumi i turizmit dhe rritja e remitancave.

Agjencia është e opinionit se flukset e qëndrueshme të investimeve të huaja direkte në turizëm dhe energji, përmirësimet në produktivitet, si dhe rritja e pjesëmarrjes në forcat e punës mbështesin një perspektivë pozitive ekonomike afatmesme. Agjencia parashikon një rritje reale të PBB-së në 3.5% në vitin 2024.

Sipas vlerësimeve të agjencisë sistemi bankar mbetet i fortë dhe me likuiditet të lartë.

Agjencia është e mendimit se profili i kreditit të Shqipërisë do të përfitojë gjithashtu nga zbatimi gradual i reformave të mëtejshme që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE. Ritmi i reformave ka të ngjarë të forcohet me përparimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Integrimi i mëtejshëm ekonomik me BE-në, partnerin më të madh tregtar të Shqipërisë, ka të ngjarë të përmirësojë potencialin e rritjes së ekonomisë të saj në afatmesëm dhe eventualisht të ngushtojë më tej hendekun në nivelet e të ardhurave me vendet anëtare të BE-së.

Plani i Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga Komisioni Europian në nëntor 2023, me suport prej fondeve të para-anëtarësimit të BE-së dhe investimesh në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), do të mbështesin zbatimin e reformave të mëtejshme institucionale edhe në Shqipëri dhe konvergjencën e të ardhurave për banorë me nivelet e vendeve e BE-së, parashikon Moody’s.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 20/04/2024 14:25

    ka fitu kush ka fitu me turizmin po me 100% jo populli , biles populli e ka hang nga rritja e çmimeve te turisteve, keshtuqe behuni te mir per kete popull me qe jeni edhe vet shqiptar , mos i thartoni mendjen njerzeve me iluzione te kota , ka koh kjo histori qe vazhdon pa pik kuptimi, 1+1=2 per ça beni jehon ka fitim ekonomik ky popull? ok. ne qoftese jo atehere mos hani m.t se nuk ja hudhni dot njeriu sepse gjerat jan te lidhura per vertetimin e nje diçkaje se esht e vlefshme apo jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot