DURRES - "Situata më pozitive do ishte që
KQZ të ishte e plotësuar me 7 anëtarë shpresojmë që kjo të ndodhë. Sidoqoftë për momentin janë 4 anëtarë aktivë të KQZ kjo mund të zgjidhet ose mund të mos zgjidhet shpejt Por SHBA do t'i japin një vëmendjen tejet të shtuar të gjithë procesit të zgjedhjeve. Ka institucione të tjera të rëndësishme si Kolegji Zgjedhor. Ne duam që votuesit shqiptarë të kenë besim plotë në institucione që merren me menaxhimin e zgjedhjeve dhe do të japim vëmendjen të shtuar jo vetëm 23 qershorit por të gjitha ditëve në vijim”-
Kjo është deklarata e zv.ndihmëssekretarit amerikan i Shtetit në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Shqipëri si i dërguar nga DASH për gjetjen e një konsensusi për zgjidhjen e krizës së KQZ.
Në deklaratën e dhënë në një prononcimin për gazetarët, pas takimit me kryetarin e bashkisë së Durrësit i cili është dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Moore la të qartë se palët në Shqipëri nuk janë të gatshme për një kompromis për cështjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Për Moore çështja e KQZ-së mund ose s'mund të zgjidhet dhe kujton se janë instanca të tjera që mund të plotësojnë boshllëkun në Komision, duke ju referuar Kolegjit zgjedhor.
Takimi u zhvillua paraditen e sotme në ambjentet e bashkisë së qytetit bregdetar dhe tema kryesore e takimit ishte mbarëvajtja e procesit zgjedhor.
TAKIMI DAKO-MOORE ME DYER TE MBYLLURAKjo është vizita e tij e dytë pas 20 vitesh në Durrës, ku është takuar me kryebashkiakun e Durrësit, i cili është dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Edhe në takim Moore theksoi se qëllimi i vizitës është mbarëvajtja e zgjedhjeve të 23 qeshorit dhe
“ Po shoh ndryshime të mëdha në këtë qytet”- ka thënë Moore më pas takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura. Durrësi është një qytet i rëndësishëm në këtë fushatë zgjedhore, pasi beteja është e nxehtë mes dy paleve.
(Foto: Takimi i Moore me Vangjush Dakon sot në Durrës)TAKIMET E DJESHME Ndërsa dje zhvilloi takime me kreun e PS-së Edi Rama, kreun e LSI-së, Ilir Metën dhe kryeministrin Berisha. Shqiptarja.com shkruan sot se mes Ramës e Morre ka rënë dakordësi për riformatimin e KQZ-së ndërkohë që kryeministri duket se nuk heq dorë nga qëndrimi i tij. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga zyra e kryeministrisë Berisha mësohet të ketë dhënë 2 variantet për opozitën
1- Anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë pasi parlamentin nuk ka marre ende vendim
2- Opozita te dërgojë kandidatura të reja në Kuvend, dhe me 30 maj mazhoranca është gati t'i votojë.
Moore mbylli prononcimin e tij për shtyp duke thënë se para largimit të tij në SHBA do rezervonte dhe një takim me gazetarët.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44