TIRANE - Në Shqipëri prej 30 janarit 2014 është e ndaluar gjuetia dhe në fuqi është moratorium 2 vjeçar miratuar me një ligj në Parlament, por kjo gjë duket se s’ka penguar aspak ish-superpolicin e Sali Berishës,  Erzen Breçanin të ushtrojë pasionin e tij për gjahun.

Në profilin e tij në Facebook, Erzen Breçani ka postuar foton me mbishkrimin “Sot në Tropojë”, referuar datës 2 janar dhe ka ekspozuar gjahun e tij i cili nga fotot duket një lepur i egër.

erzen brecani

Të kontaktuar nga A1Report Ministria e Mjedisit konfirmoi faktin se në fuqi është moratoriumi për ndalimin e gjuetisë, ndërsa për rastin në fjalë u shpreh se do të ketë një përgjigje pasi të njihet me rastin.

Në faqen zyrtare të Ministrisë është e shkruar e zeza mbi të bardhe se me ligj është e ndaluar gjuetia por se sa në të vërtet kontrollohet në terren kjo situatë mbetet për tu parë, ku një rast i tillë i shkeljes së moratoriumit është dhe ky i Breçanit ku ende s’ka asnjë reagim nëse do hetohet apo jo.

Erzen Breçani, ish-numrin 2 të Policisë së Tiranës, u bë i njohur gjatë qeverisjes së kaluar, në konfliktet e tij me deuptetët e opozitës, më konkretisht me Ministrin aktual të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në një tjetër rast ka goditur edhe një kameraman të një media shqiptare. 


moratoriumi
Ligji "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)