Moratoriumi i pyjeve, Malltezi: Të
hyjë në fuyqi. Qeveria: Pas 1 janarit

Moratoriumi i pyjeve, Malltezi: Të<br />hyjë në fuyqi. Qeveria: Pas 1 janarit
Tiranë - Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediet tha se, pas vendimit të qeverisë për të vendosur moratorium 10-vjeçar për pyjet kërkoi  që të hyjë menjëherë në fuqi dhe jo më 1 janar.
 
Malltezi tha se, deklarimi i moratoriumit erdhi "vetëm pak minuta pas zhvillimit të ankandit për prerjen e pyjeve të fundit të mbetura në parcelat në Korçë (Bofje, Shere, Panarit dhe Treskë), Berat (Mali i Bardhë, Qeshibesh, Liqeth), Lezhë (Munelle) dhe Gjirokastër (Dhembel)".
 
"Pse jo nga sot? Apo duhen rrafshuar edhe ato pak parcela pyjore që kanë mbetur?", tha Malltezi duke paraqitur 6 propozimet nga PD.
 
1.Moratoriumi për prerjet e pyjeve të ketë efekt të menjëhershëm duke filluar nga sot!
2.Të anullohet liçensa e prerjes se pyjeve për kushëririn e Ylli Manjanit dhe dajen e deputetit Spahiu në Bulqizë pasi kjo ka shkaktuar gjendje lufte civile dhe peticion masiv nga mbi 500 fshatare të 3 fshatrave kundër prerjes së pyjeve.
3.Të anullohet çdo liçensë prerje pylli për banditët e Taulantit në Stebleve – Librazhd, që edhe kur u kapen nga dy gazetarë duke prerë brenda në Park Kombetar, në vend që të burgoseshin si keqbërës, u trimëruan dhe qëlluan me armë zjarri mbi gazetarët.
4.Të anullohen liçensat e prerjeve të pyllit për vellezërit Bicaj në Lenie të Gramshit, apo për nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës në Germenj-Shelegur.
5.Të ndërpritet me efekt të menjëhershëm çdo prerje pylli që po ndodh përditë edhe brenda zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar Dajt, Germenj-Shelegur, Stebleve, Lenie, etj.
6.Të anullohen 10 ankandet e fundit të prerjes së pyjeve të shpallura para pak ditësh, sipas buletineve Nr. 40, 41, 42 dhe 43 të Agjencisë së Prokurimit Publik.
 
Në reagimin e qeverisë mbi këto propozimet të opozitës, tha se, për hyrjen në fuqi të menjëhershme të moratoriumit është juridikisht i pavend. Ligji është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 25 nëntor dhe do të hyjë në fuqi pasi të miratohet dhe në parlament.
 
Ndërsa, për sa i përket pretendimeve mbi ankandet e zhvilluara nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe mbi licencat ekzistuese, kontratat e firmosura deri më sot kanë kaluar nëpërmjet konkurrimit të hapur dhe konform ligjeve.
 
"Ligji aktual i pyjeve, i cili mundësonte menaxhimin e rreth 60% të fondit pyjor nga njësitë vendore, ka krijuar një situatë kaotike. Me miratimin e ligjit të ri, përveçse do të adresohen problematikat aktuale në menaxhimin e fondit pyjor si dhe garantohet zhvillimi i qëndrueshëm, do të marrë fund shkatërrimi dhe prerja pa kriter e pyjeve", thuhet në reagimin e qeverisë.

Redaksia Online
(F.T. shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!