Parlamenti ka miratuar moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve për 10 vjet, i cili pritet të hyjë në fuqi brenda muajit shkurt. Por prerja e tyre nuk do të ndalohet për të gjithë. Në nenin 3 të projektligjin te siguruar nga Report Tv, parashikohen rastet kur do lejohet prerja e pyjeve.
Banorët e secilës bashki të cilët kanë nevojë për dru për t’u ngrohur do lejohet të presin, por me disa kushte që do përcaktohen nga qeveria. Gjithashtu në rast se ndryshon destinacioni i fondit pyjorë dhe bëhet zonë për investime, do lejohet prerja.
Pyet do priten edhe për të bërë rigjenerimin dhe pastrimin e secilës zonë. Por për të gjitha këto raste do të jenë bashkitë ato të cilat do të monitorojnë procesin.
“Natyrisht moratoriumi nuk mund te realizohet 100% ne praktike per vete arsyen se nevoja e popullsisë për lëndë drusore për ngrohje, nevoja e vete pyllit për t'u pastruar dhe nevojat e shtetit për tjetërsim prone nuk mund të anashkalohen”, - thuhet në relacionin e projektligjit.
Të gjithë personat apo subjektet e tjera që presin pyje pa marrë leje dhe jashtë rasteve të përcaktuara do dënohen me gjobë 50 milionë lekë si dhe do të ndiqen penalisht.
Ndërkohë të gjitha lejet që janë dhënë Nga Ministria e Mjedisit për prerjen e pyjeve do të pezullohen.
Sipas qeverisë një ndër arsyet kryesore që u miratua moratoriumi është pasi, nga viti 2007 deri në 2013-ën ka patur një katastrofë mjedisore ku janë prerë dhe djegur qëllimisht rreth 17% e fondit pyjor. Gjithashtu një tjetër shkak është edhe se gjatë 2007-2013 janë dhënë 435 leje për ndërtimin e HEC-ve, të cilat shfrytëzuan një sipërfaqe të madhe pyjore dhe nuk e rehabilituan më pas zonën.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47