Morën peng 16-vjeçarin, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Morën peng 16-vjeçarin, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Foto ilustruese

GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar për pengmarrje të një të mituri në Selanik. Sipas mediave greke, shqiptarët kishin rrëmbyer një 16-vjeçar pakistanez dhe në këmbim të lirimit të tij kishin kërkuar para.

Identitetet e shqiptarëve ende nuk janë bërë të ditur por thuhet se ata janë të moshës 30 dhe 49 vjeç.

Sipas policisë, dy burrat shqiptarë e morën me forcë kur ai ishte i pashoqëruar dhe e hipën në një makinë por i mituri ka mundur të arratiset në kohën që ata ishin duke e çuar në një kasolle ku dhe do ta mbanin të izoluar deri në marrjen e parave.

Pas ka mundur t’i shpëtojë shqiptarëve, i mituri i është drejtuar policisë për të bërë kallëzimin, gjë që ka çuar edhe arrestimin e shqiptarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë