Morën peng dhe dhunuan 2 vetë në Berat, arrestohen 3 persona! Shkak dyshohet një borxh që i kishin të arrestuarve (EMRAT)

Morën peng dhe dhunuan 2 vetë në Berat, arrestohen 3 persona! Shkak dyshohet një borxh që i kishin të arrestuarve (EMRAT)

Policia Berat

3 persona janë arrestuar në Berat pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 39-vjeçar dhe një 40-vjeçar. Hamit Kanani, Arben Bilçari, Edmond Hoxha janë prangosur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen 'Uznovë' në qytetin e Beratit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet për një borxh që shtetasit L.B dhe B.H u kishin tre të arrestuarve. Kjo ka bërë që tre të arrestuarit t'i marrin peng për disa orë me makinë duke i çuar diku periferi të Beratit dhe i kanë ushtruar dhunë fizike. Më pas i kanë lënë të lirë dhe dy të dhunuarit kanë bërë denoncimin.

"Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme", njofton policia.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë