Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga dy vëllezërit Fatjon dhe Klodian Hoxha në Berat të cilët morën peng kushëririn e tyre të mitur 15-vjeçar pasi e dyshonin si hajdut të një shifre prej 6 milionë lekësh në banesën e tyre.
Dy vëllezërit Hoxha ishin në të njëjtin fis me të miturin dhe e morën peng për disa orë në mënyrë që ta trembnin që të tregonte të vërtetën.
Dëshmitë e fqinjëve kanë pohuar se 15-vjeçari ishte autor i disa vjedhjeve në fshatin Drenovic të Beratit. Aktualisht i mituri ndodhet në banesën e tij ndërsa prindërit e këtij të fundit bënë pengmarrjet në Policinë e Beratit.
Lajmi kryesor:
Morën peng kushëririn e mitur se u kishte marrë 6 mln lekë, në pranga vëllezërit në Berat! 15-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve










