Morën peng taksistin dhe e detyruan të pinte kokainë e birra, Thanas Beko merret i pandehur

 Morën peng taksistin dhe e detyruan të pinte kokainë e birra, Thanas Beko merret i pandehur

Thanas Beko

Marrja peng e një taksisti në qytetin e Elbasanit dhe më pas detyrimin e tij nëpërmjet dhunës fizike, për të konsumuar kokainë e  birra, ka çuar në bankën e të akuzuarve 5 persona. Ngjarja është regjistruar në shtator 2019, por pas një viti, prokuroria ka mbyllur hetimet duke akuzuar Thanas Bekon për “Heqje të paligjshme të lirisë”, në dëm të taksistit Andi Vyshka dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Beko njihet në qytetin e Elbasanit, si person me precedentë penalë, konsumator i lëndëve narkotike dhe mik i biznesmenit Ilir Beko. Mes personave që janë marrë të pandehur është dhe Erist Selami alias Skilja shok i Thanas Bekos, i akuzuar për “Heqje të paligjshme të lirisë”. Gjithashtu për këtë ngjarje janë marrë të pandehur dhe dy kamerierët e lokalit, Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli, të cilën akuzohen për “Moskallëzim krimi”,“Deklarim i rremë para oficerit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Lidhur me këtë çështje, prokuroria vuri nën akuzë dhe vetë taksistin e marrë peng Andi Vyshka,i cili akuzohet për “Kallëzim të rremë”. Kjo pasi Andi Vyshka, devijoi nga denoncimi i parë duke favorizuar dy të arrestuarit, Thanas Beko dhe Erist Selami alias Skilja, për sa i përket vjedhjes së një shumë financiare prej 1900 euro.

Ndër të tjera, teksa çështja ishte nën hetim nga prokuroria, Andi Vyshka, ka firmosur një deklaratë noteriale, që i nxirrte nga përgjegjësia penale Thanas Bekon dhe Erist Skilja. Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka ngritur akuzën e “Kallëzimit të rremë”, pasi Vyshka ka mbajtur dy qëndrime për të njëjtën ngjarje. Në rrëfimin që taksisti Andi Vyshka ka dhënë në polici,ka treguar se në datën 5 shtator 2019, ai ka kërkuar ndihmën e policisë në fshatin Katund i Ri, Elbasan, te Karburant “Krasniqi”, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Sipas tij në datën 4 shtator 2019 rreth orës 19:00 një klientë që quhet Majlinda Gjeli i kërkon ta çojë në vendin e quajtur “Kusarth” ku ajo punonte. U nis me atë dhe në rrugën e Metalurgjisë, ajo i thotë që qëndro të të qeras me një kafe te karburant “Krasniqi”. “...u ulëm te bari të dy. Dhe ajo porositi 2 birra...”-tregon taksisti. Kallëzuesi nuk pranoi të pinte birrë pasi nuk pi kur është në punë dhe porositi një kafe. Ai piu kafe kurse ajo pasi piu 2 birra porositi edhe birra të tjera. Faturën e pagoi ajo dhe në dijeninë e tij fatura shkoi rreth 2000 lekë të rinj.

Pasi piu birrat Majlinda u nisën që të largoheshim të dy me makinë. Kur u fut në makinë konstatoi se i mungonte celulari pasi e kishte lënë në karikim, dikush e kishte marrë pasi e kishte lënë hapur makinën. U kthye të pyeste te lokali kurse Majlinda u nis në këmbë drejt punës së saj,pasi ishte afër nga aty. Te lokali ndodheshin Thanas Beko dhe Erist Skilja dhe 2 kamerierët e lokalit karburant “Krasniqi” dhe punëtori i karburantit. I drejtohet, pyet Thanasin se ku është telefoni i tij, pasi ai është si përgjegjës aty. Ai i thotë që e ka ai telefonin dhe ia jep telefonin dhe i thotë që ke 30 mijë lek të vjetra për të paguar nga porositë me klienten. Por Vyshka i thotë që do ti paguaj nëse nuk i ka paguar klientja e tij, Majlinda. Thërret kamerierin dhe nxjerr kuletën për të paguar. Në këtë moment Thanasi dhe Eristi i marrin me forcë kuletën, e gjuajnë me grushte në fytyrë, me shkelma, me sende të forta që kishin në dorë, i grisin bluzën dhe i grisin xhepat e pantallonave. I marrin përsëri telefonin dhe i thanë të dy “...ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne...”-i kanë thënë dy personat e më sipër. Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra.

E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin. Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02:30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë drogë, kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, që të pinte drogë me zor. Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhe vazhdimisht e gjuanin me grushte e shkelma. Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë si kafe e çelët me shkronja përpara.

Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka pasur më parë probleme me këta persona. Në orën 02:30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë “...ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici...”. Ai sqaron se kishte me vete një shumë prej 1900 euro dhe rreth 10 000 lekë të rinj. Eurot ishin prerje 50 –she një prerje 200 dhe një prerje 100. Me lekët që kishte me vete do të paguante shkollën e vajzës e cila studion në Universitetin Europian të Tiranës. U krye këqyrja fizike e kallëzuesit ku konstatohet pranë xhepit të majtë të xhinseve një shqyerje e tyre në mënyrë vertikale si dhe në pjesën e fytyrës, poshtë syrit të djathtë dhe të majtë fryrje, hematomë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës