Morën tre pikët, por pas ndeshjes me Torinon Ibra përplaset me Paqueta-n

Morën tre pikët, por pas ndeshjes me Torinon Ibra përplaset me Paqueta-n

Në ndeshjen e fundit në kampionat Milani ia doli të marrë tre pikët falë fitores 1-0 me Torinon, por në klubin kuqezi polemikat nuk kanë munguar. ‘Tuttosport’ shkruan se Zlatan Ibrahimovic ka qenë shumë i mërzitur me paraqitjen e brazilianit Paqueta.

Zlatan këtë mërzi ia ka shprehur futbollistit në formën e kritikës duke i thënë ‘se ndryshe vepron në stërvitje dhe ndryshe në fushë’. Nuk dihet me siguri nëse Ibra e kishte këtë për shkak të ndonjë pase të munguar në fushën e lojës.

Gjithsesi sipas këtij burimi gjithçka ka mbetur ne fushën e lojës, pasi të dy futbollistët vijnë raportin e mëparshëm mes tyre.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025