Morena Taraku në bashkëpunim
me Bleron për këngën e saj

Morena Taraku në bashkëpunim<br />me Bleron për këngën e saj
Vetëm tre ditë më parë u përfol se Miss Kosova 2010, Morena Tarka përveç botës së modës synon dhe atë të muzikës.

Sipas mediave kosovare bukuroshja Taraku do të sillte një projekt të ri por asgjë nuk ishte e konfirmuar.

Duket se vetë Morena ka dashur ta bëjë të ditur diçka të tillë.

morena taraku

Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me këngëtarin Blero, ndërkohë që ai është dhe bashkëpunëtori i saj në risinë që do sjellë.

Bashkëpunimi me Bleron do të realizohet nga kompania e re muzikore Elephant.

Morena përveçse një figurë e suksesshme në botën e modës dhe atë televizive, pritet të ketë sukses edhe në muzikë.

Morena është fituese e Miss Kosova 2010, teksa ka marrë pjesë në Miss Earth 2010.

Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss World 2012 dhe ishte edhe prezantuese e Video Festit Muzikor, teksa ka qenë edhe imazh i kompanisë DigitAlb.



Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid