Albana Ferraj, 48 vjeçe është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.

SPAK i ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". 

Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë. Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.

Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a  për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundërligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  "Com Metodi" s.p.a.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:52
2 vite në arrati, kush është ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE që ra në pranga sot! Favorizoi kompaninë italiane për 132 mijë euro

1670511185_5f8edfff12e67ALBANAFERRAJ.jpg

Albana Ferraj, ish-drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE ra në pranga sot pas 2 vitesh në arrati. Ajo akuzohet për favorizimin e kompanisë italiane për të marrë tenderin në vitin 2016. Aso kohe, përdori kompaninë e saj për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE.

Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundraligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  "Com Metodi" s.p.a .