Mori 40 mijë euro duke premtuar
vende pune, arrestohet 51 vjeçarja

VLORE - Një 51-vjeçare nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi duke mashtruar 15 persona ka arritur t'u marrë shumën e 40 mijë euro. 

Operacioni i policisë i koduar ''Mashtrimi i Fundit'' u finalizua me arrestimin e Bukuroshe Kolës, 51 vjeçe, e cila ishte shpallur në kërkim për mashtrim duke marrë para në këmbim të sigurimit të një vendi pune. 

Ajo ka qenë e dyshuar për veprën penale ''Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda'', parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal, për të cilën ka marrë edhe masën e sigurisë ''Arrest në burg'', prej Gjykatës së rrethit Gjyqësor Vlorë, me numër Vendimi Penal 258 datë 28.07.2015.

Bukuroshe Kola mashtroi 15 persona
Nga hetimet e mëtejshme që janë kryer prej Specialistëve të Krimit Ekonomik dhe Financiar shtetësja Bukoroshe Kola, ka rezultuar se gjatë periudhës kohore, dhjetor 2016 dhe maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i'u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t'iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.

Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj, si edhe vazhdon kryerjen e hetimeve për vënien përpara ligjshmërisë të gjithë shtetasit të cilët rezultojnë së mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion