Policia italiane ka venë në pranga 49-vjeçarin shqiptar, pas një debati me vajzën e tij e cila i ka telefonuar menjëherë policisë për ndihmë, pasi mendoi se babai do ta qëllonte me armë, në Arrezo të Italisë.
Sipas mediave italiane, debati lindi, pasi 49-vjeçari zbuloi lidhjen e dashurisë së vajzës së tij, 17-vjeç, me një bashkëmoshatar, me të cilën nuk ishte aspak dakord. Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 10:30.
Në debat e sipër burri me origjinë shqiptare, ka shkuar në oborr dhe ka marrë një objekt të ngjashëm me një armë.
Vajza menjëherë është alarmuar dhe i ka telefonuar policisë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shqiptarit, policia ka konstatuar 1.5 kilogramë marijuanë dhe “copëza” të çmontuara të armës në të gjithë shtëpinë.
Shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane.