Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Virgjil Muçi, i cili në këtë edicion të veçantë të Panairit të Librit, u shpall shkrimtari më i mirë i vitit, është shprehur mjaft i emocionuar, sa për çmimin aq edhe për vlerësimin nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Autori i më shumë se 10 librave dhe përkthyes i 13 titujve të autorëve të mëdhenj, njëherësh fitues i çmimit Kadare në vitin 2018, tha se kjo është hera e parë që merr çmim nga një politikan dhe për këtë e falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin vlerësoi se ka bërë shumë për promovimin e kulturës në qytetin e Tiranës.
“Dikush i krahasonte çmimet me kalushët e drunjtë të fëmijëve që i marrin kur janë të vegjël dhe kanë dëshirë të hipin dhe të zbaviten me ta. Unë sot po marr kalushin tim të drunjtë dhe ndoshta diku do ta lë dhe do ta kujtoj me shumë kënaqësi dhe mirënjohje. Falënderoj jurinë, falënderoj Shoqatën e Botuesve, falënderoj Erionin që është pranë kulturës dhe librit dhe kështu duhet të jetë gjithmonë. Është hera e parë që marr çmim nga një politikan dhe një kryetar Bashkie dhe kjo e bën këtë kalush të drunjtë edhe më të çmuar për mua”, deklaroi Virgjil Muçi.
Shkrimtari Virgjil Muçi u shpall më i miri nga juria që vlerësoi mbi 100 prurje të reja në letërsinë shqiptare gjatë këtij viti, pikërisht për vëllimin e tij me tregime “Fajin ma ka gjuha”. Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me “Përralla shqiptare 100+1 natë”, vijon me “Erotikoni e Satirikoni” dhe përmbyllet me “Fajin ma ka gjuha”. Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë.
Lajmi kryesor:
Panairi i Librit 2021/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Virgjil Muçi
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 392
Lajme të tjera
-
‘Vendoret’/ Balla për Report Tv: Alibeajt i rroftë ‘vula’, nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki! Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë
28 Mars, 14:47
-
Veliaj prezanton Zonën e Lirë Ekonomike për Tiranën: Do gjenerojë 5 deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara
28 Mars, 13:35
-
Demalia përplaset me Nard Ndokën në Report Tv: Je bërë dhe ministër Shëndetësie e s’merr vesh fare! Je i konsumuar! Kreu i PDK-së braktis emisionin 'Studio Live'
27 Mars, 17:40
-
Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Synojmë 40 vende! Mosha mesatare nën 35-vjeç! Për herë të parë përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian
27 Mars, 16:47
-
Belind Këlliçi vijon me gjuhën raciste: Kush hyn në Tiranë, do të paguajë
27 Mars, 16:21
-
Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030
26 Mars, 15:16
-
Videomesazhi i javës/ Veliaj: Transformimi i Tiranës ka rritur ekonominë e qytetit, punësimi u rrit me 40% kurse bizneset e reja me 48%
26 Mars, 11:58
-
Veliaj ironizon Këlliçin dhe kujton premtimet e Bashës: Tirana s'ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë
26 Mars, 10:21
-
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
25 Mars, 21:22
-
Asfaltohet rruga ‘Jashar Erebara’ në Tiranë, Veliaj: Dikur përmbytej, sot një nga zonat me vlerë të shtuar të pronës
25 Mars, 17:14
-
Veliaj pret ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana: Puna në skuadër sjell vetëm fitore, krenar që jeni më të mirët në Shqipëri
25 Mars, 15:11
-
Për një foto 'një ushtri fotografësh me vete', Belind Këlliçi akuzon Veliajn për 'armatë propagande', por shikoni ç’bën në qendër të Tiranës
25 Mars, 12:45