TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një aksioni të policisë në një lokal, i cili ka përsëritur shkeljen, duke qëndruar hapur, në kushtet kur në të gjithë Shqipërinë është vendosur mbyllja e lokaleve e restoranteve si masë parandaluese ndaj COVID-19. Kreu i qeverisë bën të ditur se pas gjobës 100 mijë lekë për shkeljen e parë, me masën e dytë administrative, pronares iu mbyll lokali për 6 muaj.

"Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj. Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti. Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Në Durrës bilardo e hapur, policia futet brenda dhe i çon në shtëpi! Në Tiranë lokali mbyllet me 6 muaj (VIDEO)