Në Durrës bilardo e hapur, policia futet brenda dhe i çon në shtëpi! Në Tiranë lokali mbyllet me 6 muaj (VIDEO)

Policia e Shtetit vijon të jetë në terren për të këshilluar qytetarët për respektimin e distancën dhe t'i bëjnë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10 mije lekë 71 qytetarë të cilët  konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po ashtu, 34 drejtues automjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit,  janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit deri në 3 vjet dhe bllokim të makinës.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 24 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Ndërkohë në Tiranë një lokal u pezullua me 6 muaj pasi shkeli dy herë urdhrin duke qëndruar hapur në këtë kohë kur të gjitha lokalet janë mbyllur.

Në Durrës policia evidentoi një lokal me bilardo që qëndronte hapur dhe brenda tyre një numër personash të cilët u nxorrën jashtë nga policia dhe u morën masa administrative edhe ndaj pronarit.

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.  Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19", njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
Mori gjobën e parë dhe nuk u 'gdhend', pas gjobës mbyllet 6 muaj lokali në Tiranë (VIDEO)

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një aksioni të policisë në një lokal, i cili ka përsëritur shkeljen, duke qëndruar hapur, në kushtet kur në të gjithë Shqipërinë është vendosur mbyllja e lokaleve e restoranteve si masë parandaluese ndaj COVID-19. Kreu i qeverisë bën të ditur se pas gjobës 100 mijë lekë për shkeljen e parë, me masën e dytë administrative, pronares iu mbyll lokali për 6 muaj.

"Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj. Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti. Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ", shkruan Rama.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 28/03/2020 14:36

    Policia Durrsit sikur ka ca dite qe eshte zgjuar nga nje pergjumie qe e kishte nxjerr jasht loje. Bravo per aksionin ju pergezojme sepse skemi pse te rrezikojm jetet tona per disa idiot qe do lozin bilardo. Vazhdoni keshtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë