Mori kredi në emër të një personi tjetër, vihet në pranga 22-vjeçari në Shkodër

Mori kredi në emër të një personi tjetër, vihet në pranga 22-vjeçari në Shkodër

Foto ilustruese

Një 22 vjeçar me iniciale J.D, nga Shkodra që kishte marrë kredi në emër të një shtetasi tjetër është arrestuar nga policia për veprën penale ‘Mashtrimi’.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.11.2020, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., i cili figuron debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni. Ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kishte humbur kartën ID.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera dhe nga informacioni i marrë nga institucioni financiar, ka rezultuar se është në emër të shtetasit J. D.

Emri dhe numri i këtij shtetasi paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive, konkretisht për kredi të marra nga shtetas të ndryshem, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin