Një punonjës i Postës në Peshkopi është denoncuar nga Posta e Shqipërisë, se ka marrë nga zyrat ku punonte 1 milionë lekë të reja. Prej tri ditësh Skerdilajd Hoxha ka tërhequr shumën e lekëve që ishin për pagesën e pensioneve dhe ndihmën ekonomike duke mos i shpërndarë ato dhe nuk është paraqitur në vendin e punës.
Sipas Postës Shqiptare Skerdilajd Hoxha ka përvetësuar një pjesë të konsiderueshme të lekëve. Nga ana tjetër burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se punonjësi i postës së Dibrës, dyshohet të jetë larguar në drejtim të SHBA-së.
Hoxha është pushuar menjëherë nga puna si dhe për të është bërë kallëzim penal.
Nga ana tjetër, burime zyrtare të Policisë së Shtetit, thanë se Drejtoria Rajonale apo qëndrore e Postës së Dibrës, nuk kanë depozituar kallëzim, ndaj Hoxhës.
Ndërkaq sipas njoftimit zyrtar të Postës Shqiptare, veç Skerdilajd Hoxhës, Posta Shqiptare ka shkarkuar edhe drejtoreshën e degës në Peshkopi, shefen e financës dhe arkëtaren.
Menjëherë pas zbulimit të këtij rasti, Posta Shqiptare ka dhënë një urdhër për kontrollimin e të gjitha filialeve, për të zbuluar nëse ka abuzime të tjera.
Ndërkohë lekët që e pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës ekonomike në Dibër do të kompesohen nga postat në ditët në vazhdim. Por nga ana tjetër burime jo zyrtare thanë se Hoxha, është larguar drejt SHBA-së, por se paratë nuk i ka marrë me vete.
Sipas të njëjtit burim, ato po shpërndahen në Dibër nga i vëlla i tij.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida
5 Nëntor, 22:43