
Momenti i arrestimit, Aldo Avdylaj
Policia e Durrësit ka arrestuar Dorjan Sherifin, personi i cili kishte marrë me qira banesën në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ku po qëndronte i fshehur Aldo alias Elidon Avdylaj.
Erjon Hoxha quhet pronari i banesës te Liqeni i Thatë në Tiranë, banesë ku u kap Aldo Avdyli. Me kontratë qeraje banesa rezultonte e marrë me qera nga Dorian Sherifi, në 10 qershor 2025, i cili u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, neni 302 i K.Penal.
Aldo Avdylaj u shpall në kërkim nga SPAK më 2 tetor pas një operacioni të zhvilluar në Durrës e Shijak ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt.
Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.
Lajmi kryesor:
I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet në Tiranë Aldo Avdylaj! Nipi i Astrit Avdylajt, ishte fshehur në një apartament pranë Liqenit të Thatë









