TIRANË – Ka zgjatur pak ditë arratia e Aldo alias Elidon Avdulajt, i shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit më 2 tetor, ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt. Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.
37-vjeçari u kap nga Forcat Renea dhe Operacionale në bashkëpunim me policinë e Durrësit, pasi fshihej në një apartament pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Në banesë iu gjet edhe një pistoletë dhe municion luftarak, që e mbante poshtë jastikut. Ndaj tij rëndojnë tre akuza: Vrasja me paramendim, kryer për hakmarrje, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Ky apartament dyshohet të jetë marrë me qira nga Dorjan Sherifi, i cili është arrestuar sot nga Policia e Durrësit për përkrahje të autorit të krimit, neni 302 i K.Penal. Ky apartament rezulton të jetë në pronësi të Erjon Hoxha dhe i marrë me qira nga Sherifi më datë 10 qershor.
Vrasja u zbardh pas komunikimeve në Sky ECC të grupit të Rrumit të Shijakut dh Astrit Avdylajt. Sipas SPAK, porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrje për tentativën për të vrarë Aldon. Si ekzekutorë vepruan Alfred Doka dhe Ermir Dedja. Doka është në kërkim, ndërsa Dedja u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. Si ndihmës, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume.
Më 2 Tetor, SPAK kreu një operacion që çoi në shkatërrimin e këtyre dy grupeve kriminale në Gjirin e Lalzit, të përfshirë në vrasje dhe në tjetërsime pronash përmes falsifikimit të dokumenteve. Në kuadër të hetimit, u sekuestruan 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m², në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës.
Në pranga u vunë 4 persona: Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, Vlash Brahja dhe Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu, i cili ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Revanshi. Aldo Avdylaj del në komunikimet e SkyEcc me Rrumin e Shijakut edhe për toka në Gjirin e Lalzit.
Në dosjen e SPAK, zbardhen edhe biseda të Aldo Avdylajt me xhaxhain Astrit Avdylajn ku ky i fundit e udhëzonte që të tregohej i kujdesshëm për "punët" që kryenin dhe të mos i merrnte vesh Rrumi i Shijakut.
Njoftimi i policisë:
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.
Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.
Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Momenti i arrestimit, Aldo Avdylaj
Policia e Durrësit ka arrestuar Dorjan Sherifin, personi i cili kishte marrë me qira banesën në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ku po qëndronte i fshehur Aldo alias Elidon Avdylaj.
Erjon Hoxha quhet pronari i banesës te Liqeni i Thatë në Tiranë, banesë ku u kap Aldo Avdyli. Me kontratë qeraje banesa rezultonte e marrë me qera nga Dorian Sherifi, në 10 qershor 2025, i cili u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, neni 302 i K.Penal.
Aldo Avdylaj u shpall në kërkim nga SPAK më 2 tetor pas një operacioni të zhvilluar në Durrës e Shijak ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt.
Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.
Ky është momenti kur RENA mësyn në apartamentin ku ishte fshehur nipi i Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. Siç shihet edhe në këto pamje, ai dallohet i shtrirë në tokë dhe me pranga në duar. Gjatë kontrolleve në apartamentin në Kopshtin Zologjik ku fshihej Aldo Avdylaj, u gjet edhe një armë poshtë jastëkut.
Arma e gjetur në shtratin e Avdylajt është sekuestruar bashkë me municion luftarak. Avdulaj akuzohet si pjesë e grupit që morën pjesën në ekzekutimin e Edmir Bregut në Durrës.
"Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit. Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.
Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi Policia.

Aldo Avdylaj
Report Tv ka siguruar foton e Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt, i cili u arrestua sot nga forcat RENEA për vrasjen e Edmir Bregut në Durrës.
Komente









Çam I poshter.Duhet te paguash ti dhe ata plerat e fisit per pabesine qe I bete vis martinit
PërgjigjuPo cfar trimi eshte ky ky nje lepur ..po qante kur e arrestuam amon o xhaxhi polic mos rrihni po thoshte te henksha mutin tha mua si polic me erdhi turp kur i hodhe prangat ore dhjeu ne brek..qante si femij
PërgjigjuXhaxhi polici merret me komente .haha
Kriminel i piset. Asgje nuk te shpeton nga burgimi i perjetshen. Sado te fryhesh aty do vdesesh si qen. Tani trego edhe si e shite Vis Martinin dhe ku i ka kockat. Ora e shpagimit per Avdylet ka ardhur??
PërgjigjuAvdulet duhen djegur me benxin..as ne varreza nuk duhet te shkojn por te behen pluhur fare
He budalli i xhaxhit, as 2 jave nuk mbajte dot fryme pa u kapur?! Hajde se do te dalin edhe pislleqe te tjera e mbase nuk del me nga burgu gjithe jeten.
PërgjigjuVetem nje fjale kam per kto arrestime! Ju lumte ju befte shendet.. Vetem mos ndaloni se jeni shume vone Kane bere masakra kto vrases injorante e te pa shpirt E te pa bese kudo ne cdo rreth tirane shkoder vlore e durres e fier e berat Elbasan skrapar polican patos ballsh tepelene kukes e mirdite e burrel Njohim me qindra vrases sjemi te sigurte me pi nje kafe me femijet ...
Përgjigjumjafton ti shikosh cfare syfeti ka
Përgjigju