Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar pas një vjedhjeje në një apartament në Albaro, një zonë banimi në Xhenova. I riu u ndalua nga oficerët e policisë pas një ndjekjeje në shkurret që të çonte në lagjen San Martino. Ndërkohë që një tjetër, bashkëpunëtori i tij, është ende në kërkim.
Mediat italiane shkruajnë se i riu u ngjit në tarracën e një shtëpie në via Dodecaneso dhe pasi kishte hapur grilat e dritares, hyri në shtëpi dhe më pas rrëmonte në çdo dhomë.
Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, menjëherë telefonoi 112. Agjentët mbërritën pas pak minutash dhe panë dy burra që hidheshin nga tarraca dhe ia mbathën drejt pyllit. Ndjekja mes shkurreve dhe vegjetacionit filloi derisa njëri nga të dy përfundoi në një pikë të verbër në via Lagustena ndërsa tjetri arriti të shpëtonte. I riu tentoi të godiste policët, por u ndalua. Ai kishte veshur një Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash.
JU SHOFT RACA ISHALLA.
PërgjigjuNa felliqen gjithkund keta skifterat.
Përgjigju