Mori para borxh nga krimineli për të kuruar të ëmën, 2 vite e 6 muaj burg ish oficerit të policisë shqiptare në Angli! Theu dy rruaza në kurriz për t’i shpëtuar policisë

Mori para borxh nga krimineli për të kuruar të ëmën, 2 vite e 6 muaj burg ish oficerit të policisë shqiptare në Angli! Theu dy rruaza në kurriz për t’i shpëtuar policisë

Admir Hidri

BRITANI - Një shqiptar që punonte në një shtëpi bari në Oldham theu dy rruaza në kurriz duke u hedhur nga dritarja teksa përpiqej t'i shpëtonte policisë, në përpjekje për tu larguar. Gjykata në Britani vendosi ta  dënojë me 2 vite e 6 muaj burgim.

Admir Hidri, ish oficer policie në Shqipëri, u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Minshull Street të mërkurën 5 prill për tu njohur me dënimin pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Prokurorja Lisa Boocock i tha gjykatës se si më 12 dhjetor të vitit të kaluar policia përmes një helikopteri me sensor termik vuri re nxehtësinë që dilte nga një shtëpi në Failsëorth dhe shkoi për të hetuar.

Policia u pikas nga ata që ishin brenda shtëpisë. Kështu që të dyshuarit u hodhën nga dritarja e banjës së katit të parë në përpjekje për të ikur.

Në rënie, 23-vjeçari theu dy rruaza në kurriz. Ai u arrestua. Atij iu gjetën 2 telefona dhe 125 paund para në xhepin e pantallonit të tij. Kur u intervistua nga policia, Hidri tha se po kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer një borxh dhe ishte "në frikë për jetën e tij".

Në dëshminë e tij para gjykatës, Hidri tha se punonte si polic në Shqipëri kur nëna e tij u sëmur. Për të paguar për trajtimin e nënës së tij, Hidri mori para borxh nga persona me rekorde kriminale në Shqipëri.

Kur nuk mundi ta kthente, ai pranoi të udhëtonte në Mbretërinë e Bashkuar për të kujdesur për bimët. Në pronën ku Hidri jetonte në Failsworth, policia zbuloi 91 bimë kanabisi me një vlerë rruge prej 800 paund për bimë dhe një vlerë të përbashkët prej rreth 70,000 paund. Oficerët gjetën gjithashtu një qese me kanabis në kuzhinë dhe zbuluan se energjia elektrike ishte anashkaluar.

Avokati i mbrojtjes Mark Pritchard tha se Hidri nuk kishte dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte një person jo problematikë. Pritchard tha se Hidri kishte "humbur karrierën e tij" si oficer policie në Shqipëri dhe ishte "thellësisht i penduar" për veprimet e tij.

Ai shtoi se Hidrit iu dha “ushqim dhe se jetonte në kushte të projektuara për të rritur kanabis dhe jo për banim njerëzor’. Hidrit iu zbut dënimi për shkak të pendesës dhe pranimit të fajit.

Gjykatësi Rankin e dënoi Hidrin për dy vjet e gjashtë muaj burg dhe urdhëroi që droga e sekuestruar në pronën Failsworth të digjej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë