MAT - Gjykata e Matit ka dënuar me 15 vjet burg, Flamur Shahinin 53 vjeç, i akuzuar se ka mashtruar rreth 100 persona duke iu marrë me fajde shuma të mëdha parash. Në seancën e sotme gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e dënuar me 15 vjet heqje lirie Shahinin për veprën penale të ‘Mashtrimit.
Sipas Prokurorisë, nga hetimi ka rezultuar se ai u ka marrë para nëpërmjet mashtrimit 8 personave, shuma e të cilave arrin në rreth 25 milion lekë të reja. I pandehuri u premtonte se paratë që u merrte borxh do t’ua rikthente me interes më të lartë se sa ato të bankave.
Shahini, i cili është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, është kallëzuar nga 8 personat e mashtruar, por ndërkohë që gjatë gjykimit ka rezultuar se ai ka mashtruar rreth 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë bërë kallëzim, duke mos arritur të përcaktohet shifra e parave që ai u ka marrë në total.
Po ashtu, rezulton se 53 vjeçari ka marrë kredi në shumën 10 milionë lekë të reja në shoqëri financiare para dy vitesh, të cilës nuk i ka likuiduar asnjë këst.
Pas mashtrimit të personave të ndryshëm, ai është arratisur nga Shqipëria, ndërsa është arrestuar në Gjermani për llogari të hetimeve nga Prokuroria e Matit dhe është ekstradruar në maj të 2014, duke vijuar gjykimin nën masën e sigurisë “arrest në burg”.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Matit kërkoi nga gjykata dënimin e tij me 15 vite burgim, kërkesë kjo e pranuar nga Gjykata e Rrethit Mat.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Skemë fajdesh, Akuza:15 vjet burg Shahinit, 250 mln lekë me mashtim