Mori patentën në moshën 29-vjeçare dhe ka një kopsht me domate në oborr, 25 faktet që nuk i dinit për Bebe Rexhën

Mori patentën në moshën 29-vjeçare dhe ka një kopsht me domate në oborr, 25 faktet që nuk i dinit për Bebe Rexhën

Bebe Rexha

Ylli i muzikës Bebe Rexha së fundmi në "Us Weekly" ka rrëfyer disa fakte interesante rreth jetës së saj, të cilat fansat mund të mos i kenë ditur.

Ndonëse me një pasuir marramendëse, Beba Rexha ka treguar se e ka marrë patentën në moshën 29-vjeçare e deri atëherë ka lëvizur me transport publik.

Ndër të tjera në rrëfim e saj këngëtarja ka thënë se është e fiksuar pas pastërtisë në shtëpi dhe se në oborr ka një kopsht të mbjellë me domate.

25 faktet:

1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumbetës.

2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, Neë York.

3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.

4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.

5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.

6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.

7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.

8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.

9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.

10.Kam një kopsht me domate në oborr.

11.Mbaj ditar. Më relakson.

12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.

13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.

14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.

15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.

16.Blej biskota me ylber.

17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.

18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.

19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.

20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.

21.Koleksionoj pllaka megafoni.

22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe apanjisht.

23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.

24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.

25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to.

 

1/4
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS