Një 74 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Korçës nën akuzën se ka mbajtur peng dhe ka kërcënuar me armë sportive avokaten, Entela Dvorani brenda zyrës së kësaj të fundit.
Ka qenë një proces gjyqësor i tejzgjatur arsyeja për këtë akt të rëndë të ndodhur ditën e djeshme. Kështu u shpreh edhe avokatja Dvorani e cila ka bërë edhe një kallëzim në polici për të moshuarin që po hetohet në gjendje të lirë.
Në një deklaratë për mediat ajo u shpreh se prej vitit 2015, klienti i saj ndodhet në një proces gjyqësor për pronën, proces që prej vitit 2016 kaloi në shqyrtim në Gjykatën e Lartë por ende nuk ka pasur një seancë ku të jepet vendimi përfundimtar.
Teksa rrëfeu tmerrin e përjetuar, Dvorani tha se Çango e kishte mbajtur të mbyllur brenda zyrës së saj për 5 orë deri në mbërritjen e policisë. Ndërsa shtoi se i moshuari e kishte kërcënuar me jetë sepse nuk kishte pranuar t’i firmoste një shkresë jo ligjore drrjtuar gjykatësi të Gjykatës së Lartë që kishte në dorë dosjen e Çangos. Ndërsa i dha të drejtë këtij të fundit për kërkesën e tij,
“Ndërkohë prona e tij është e uzurpuar, e kanë zënë njerëz të tjerë. Ai ka të drejtën e pronësisë. Koha e gjatë e pritjes në gjykatën e Lartë solli atë revansh nga ai. Ai ka ardhur edhe herë të tjera dhe ka pyetur cili gjykatës e ka në dorë. Pas pandemisë është rënduar, bëri edhe një operacion në zemër. Mua për atë klient më vjen keq edhe për atë stres që ka kaluar më vjen shumë keq”- shtoi avokatja.
Ajo tha se të gjithë personat që ofrojnë shërbime publike, duhet të kenë mbrojtje nga policia në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriteshin.
Ky është 74 vjeçari Nikollaq Çango i cili me një armë sportive ka kërcënuar me jetë avokaten Entela Dvorani në Korçë për një shkresë që kjo e fundit nuk kishte pranuar ta firmoste pasi ishte jo ligjore.
Mësohet se shkak për aktin e rëndë të kryer nga i moshuari, është bërë zgjatja me 7 vite e procesit gjyqësor mbi pronën e tij.
Avokatja, Entela Dvorani e cila u mor peng brenda zyrës së saj për 5 orë nga një 74 vjeçar, u shpreh për mediat se i gjithë konflikti kishte ardhur pasi klienti i saj i kishte kërkuar të bënte një kërkesë jo ligjore drejt Gjykatës së Lartë ku po shqyrtohej dosja e tij.
Ajo tha se Nikollaq Çango e kishte kërcënuar me jetë ditën e djeshme, me arsyetimin se kjo e fundit nuk po i përmbushte kërkesat e tij.
“Ai kërkoi nga unë dje t’i bëja një kërkesë siç do ai diçka jo ligjore. Gjë që nuk mund ta bëja, se një avokat nuk e bën. Ai e kishte bërë vetë dhe e kishte dërguar tek gjykatësi i cili me të drejtë ma ktheu mua. Ndërkohë zotëria erdhi dje dhe më thoshte shkruaje si të them unë me armë në dorë. Më goditi në gjoks. Më thoshte unë do të vras, ti je kokfortë, ty nuk të mbushet mendja të bësh atë që të them unë. Por unë nuk mund të bëj një kërkesë jo ligjore. Ka qenë vetëm një vit klienti im, nga 2014 deri në 2015 më pas në 2016 çështja kaloi në Gjykatën e Lartë”-u shpreh Dvorani.
Sa i takon çështjes gjyqësore të 74 vjeçarit, avokatja tha se pa të drejtë i kishin uzurpuar pronën dhe se i gjithë shpërthimi i tij kishte ardhur si pasojë e procesit gjyqësor të tejzgjatur nga Gjykata e Lartë.
“Ndërkohë prona e tij është e uzurpuar, e kanë zënë njerëz të tjerë. Ai ka të drejtën e pronësisë. Koha e gjatë e pritjes në gjykatën e Lartë solli atë revansh nga ai. Ai ka ardhur edhe herë të tjera dhe ka pyetur cili gjykatës e ka në dorë. Pas pandemisë është rënduar, bëri edhe një operacion në zemër. Mua për atë klient më vjen keq edhe për atë stres që ka kaluar më vjen shumë keq”- shtoi avokatja.
7 vite nuk eshte asgje,neve na u desh 30 vjet veprime ligjore vetem qe te kalonim nje prone ne emerin tone sepse gjyshi nuk kishte lene testament.Peripecite ishin kalvar,jo duhej gjetur mos kishte lene testament te dyte,jo mos kishte ndonje femije,a grua te padeklaruar ne Shqiperi,Greqi e U.S.A,jo vertetime qe trashegimtaret kishin lidhje gjaku e ishin pjese e trungut familjar,jo vertetim qe gjyshi ishte nje e i vetmi person,pasi dilte me 2 emra nje shqiptar,nje te amerikanizuar,pasi ishte shtetas amerikan,jo vertetim shtetesie,jo trashegimtaret qe kishin vdekur nuk kishin lene pasardhes,etj,per te mos folur per dokumentet qe duheshin perkthyer e noterizuar,fotokopjuar,duheshin vazhdimisht data te reja dhe vula te thata e te njoma,jo vertetim i pagimit te taksave per pronen,etj e kerkesa te tjera qe s'kishin fund dhe te gjitha keto kerkoheshin ne Greqi qe t'i vertetonte pala shqiptare,imagjino te kesh proces ne Shqiperi si ky fakiri,qe pervec burokracive rutine t'a zvarrisin edhe per ndonje zhvatje te vogel!!!
Përgjigju