Mori peng ish të dashurën dhe kërcënoi se do të hidhte në erë pallatin në Athinë, arrestohet autori

Mori peng ish të dashurën dhe kërcënoi se do të hidhte në erë pallatin në Athinë, arrestohet autori

GREQI- Një egjiptian kishte rrëmbyer ish-partneren e tij në Greqi dhe kërcënoi për orë të tëra se do të hidhte pallatin në erë përmes një bombule gazi. Policia arriti të neutralizonte të riun dhe e arrestoi atë.

Ngjarja ndodhi në qendër të Athinës në rrugën Alkiviadou 55. Sipas mediave greke ai e ka rrëmbyer ish të dashurën që prej pasdites së ditës së sotme dhe e mbante të mbyllur brenda në shtëpinë e tij.

Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit mes dy të rinjve. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se ai e kërcënoi me thikë dhe e dhunoi fizikisht ish të dashurën derisa e mori me forcë për në shtëpinë e tij.

Pasi efektivët e policisë arritën të neutralizonin autorin, njoftuan se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë