Mimoza Magjeka, ish gjyqtarja e e Apelit Korçë, e cila ndodhet në arrest shtëpia për marrjen e 6 mijë euro ryshfet për të nxjerrë nga burgu një të dënuar, ka kërkuar nga SPAK që të lejohet të çojë të vizitojë vajzën e vogël në spital pasi e ka sëmurë.

Sipas burimeve për Report Tv, vajza e Margjekës është sëmurë dhe pa pasur hemorragji gjaku nga hundët, për këtë ajo ka kërkuar leje ta çojë në spital. Margjeka është dënuar me "arrest shtëpie" nga GJKKO, ndërsa i shoqi i saj Arben Cara, është dënuar me "Arrest me burg", për marrjen e 6 mijë euro për të liruar një të dënuar.

Ata u akuzuan për korrupsion, që përmes ryshfetit të ndryshonin masën e sigurisë për Orion Balin nga "arrest me burg" në "garanci pasurore". Ka qenë telefonata e vëllai të Orionit, Nejton Bali me të ëmën e tij për të siguruar paratë që të lironte të vëllanë, që ka zbardhur të gjithë skemën e korrupsionit.

Avokatin Skënder Demiraj që mbronte Orion Balin përmes njohjeve të tij ka ndërhyrë që përmes ryshfetit ta nxirrte atë nga burgu, duke i kërkuar 6 mijë euro. Nga skema e korrupsion GJKKO ka lënë në arrest me burg bashkëshortin e Margjekës, Arben Cara dhe dy sekserët Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla. Ndërsa avokati dhe ish gjyqtarja u lanë në "arrest shtëpie".