Mori vilë me qira dhe e ktheu në ‘shtëpi bari’, arrestohet 25-vjeçari në Britani

Mori vilë me qira dhe e ktheu në ‘shtëpi bari’, arrestohet 25-vjeçari në Britani

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e polisë së Britanisë së Madhe pasi u kap duke kultivuar kanabis në shtëpinë që kishte marrë me qera. Sipas mediave britanike, 25-vjeçari është identifikuar me emrin Anisi Hamollari.

Hamollari kishte marrë një shtëpi me qera me tre dhoma gjumi për 6,438 £ dhe e kishte kthyer atë në ‘shtëpi bari’. Shqiptari është raportuar në polici nga fqinjët e tij, pasi ata kuptuan për shkak të erës që lëshonin bimët narkotike. Pas kontolleve në banesë, policia gjeti 97 bimë kanabis sativa, me një vlerë prej 200 mijë paund.

Hamollari është dënuar me 18 muaj burg. 25-vjeçari ishte futur në Britani në mënyrë të paligjshme dhe përdorte një emër të rremë dhe dokumente italiane, me të cilat mori edhe shëtpinë me qera në 27 shkurt të vitit të kaluar. Gjykata ka bërë me dije se Anisi Hamollari do të kthehet në Shqipëri pasi të mbarojë dënimin.

Anisi Hamollari

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muco: 29/06/2021 13:52

    Mos e ka mbjell per konsum vetjak lumadhi se duket tamam miellosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë