MORINE- Një 43-vjeçar nga Klina e Kosovës u arrestua ditën e sotme nga policia kufitare e Morinës, pasi iu gjet një armë pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Sefer Slilovës, një makinë tip “Seat” me targë 03 571 DE, në pjesën e bagazhit iu gjet e fshehur një armë zjarri automatik mod 56.
Përgjimet e Prokurorisë kanë bërë të mundur zbulimin e trafikut të armëve, gjë që çoi në arrestimin e 43-vjeçarit nga Kosova, dhe një të riu në Lezhë.
I riu u shoqërua në komisariat pasi akuzohet “për trafikim të armëve dhe municioneve”.
Ndërkaq, po punohet për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore në dokumentimin e bashkautorëve të kësaj vepre penale.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com