Një 34 vjeçar nga Kosova është arrestuar ndërsa tentonte të kalonte ilegalisht armë në pikën kufitare të Morinës.
 
Burim Gashi, banues në fshatin Studentqan kishte fshehur në çantën e tij të dorës një armë zjarri pistoletë, tp “Zastava” dhe 1 krehër me 5 fishekë, të cilat iu bllokuan në cilësinë provës materiale.
 
Materialet iu kaluan prokurorisë për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”. 

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)