Policia e Kufirit e Migracionit në Kukës ka prangosur sot në Pikën e Kalimit Kufitar Morin 41-vjeçarin Driton Delilaj nga Kosova pasi ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Luksemburgut për akuzën e vjedhjes me armë.

Siç raporton policia e qytetit veri-lindor nga shërbimet e Policisë Kufitare Morin, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi, i të kërkuarit pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Organet e Drejtësisë së Luxembourg, me vendim Nr.9422/15/CD, datë 29.02.2012, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje”dhe ”Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje”.

Maksimumi i dënimit ndaj tij është 10 vjet burg.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)