Lumë pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë.
Piku i fluksit arriti në orën 4 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri për këtë sezon.
Deri në oren 7 të mëngjesit të kësaj të shtune, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve, mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike.
Pika kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar.
Trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë radhët e të cilave u panë deri në fshatinVërmicë të Kosovës.
[gallery]23377[/gallery]
Radhë edhe në doganën e Muriqanit, mijëra kosovar drejt bregdetit shqiptar e atij malazez
Sipas raportimeve nga dogana shqiptare nga ora 04:00 deri në orën 07:00 kanë kaluar rreth 11 mijë persona. Situata problematike paraqitet edhe në doganë e Muriqanit në Shkodrës.
Forcimi i kontrolleve në pikat kufitare të vendit tonë për shtetasit shqiptarë që lëvizin drejt vendeve të BE- së ka shtuar radhët në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi radhë të gjata të automjeteve që po lëviznin drejt Malit të Zi.
Radha arriti në disa kilometër, ndërsa drejtuesit e automjeteve priten për orë të tëra për të kaluar në destinacionet e tyre. Muajt qershor dhe korrik të këtij viti kanë prekur shifra rekord, ku në total përllogaritet të kenë kaluar 605 mijë shtetas.
/Shqiptarja.com

VIDEO