Morinë, lejoi kalimin e 2 makinave
me të njëjtën targë, pranga policit 

Morinë, lejoi kalimin e 2 makinave<br />me të njëjtën targë, pranga policit 
Një efektiv policie dhe tre persona të tjerë janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Ish-SHKB) për kontrabandë automjetesh, duke mos i regjistruar në sistemin TIMS. Nga të dhënat e para mësohet se efektivi i arrestuar është spektor Arjan Sokoli,  45 vjeç, me detyrë nd/kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Morinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme  shërbimet e Stacionit të Policisë Kalimash kanë ndaluar 2 automjete, të cilat përdornin të njëjtat targa, vendosur secilën vetëm në pjesën e përparme të mjetit. Ato drejtoheshin nga shtetasit Indrit Koni dhe Denis Koni, pa dokumentacion përkatës.
 
Sektori kundër Krimit Ekonomiko-Financiar ka arrestuar Indrit Konin, Denis Konin dhe Baftiar Halilin, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjera” dhe “Tregëtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë”, parashikuar përkatësisht nga nenet 174, 178 dhe 25 të Kodit Penal.
 
Nga hetimet e kryera nga SHÇBA (ish-SHKB) u dokumentua me prova ligjore se 3 shtetasit e ndaluar, janë ndihmuar për kryerjen e veprës penale nga punonjësi i Policisë me detyrë nd/kontrollor, Arjan Sokoli. Ai në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka lejuar kalimin e automjeteve nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet P.K.K. Morinë, duke mos kryer rregjistrimin përkatës në sistemin TIMS.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI