KAJRO- Udhëheqësi i rrëzuar egjiptian, Mohamed Morsi i është bashkuar liderve të Vëllazërisë Myslimane në seancë gjyqësore për vrasjet në protestat e vitit 2012, një ditë pasi këmbënguli se ai vijon të jetë president legjitim i Egjiptit.
 
Sipas mediave shtetërore, Morsi arriti në akademinë e policisë në Kajro të shtunën për t'u përballur me akuzat e nxitjes për vrasjen e protestuesve pranë pallatit presidencial në vitin 2012.
 
Jashtë gjykatës ka pasur forca të shuma të policisë, por nuk është raportuar për protesta nga ana e përkrahësve të Morsit.
 
Morsi u rrëzua nga ushtria në vitin 2012, pas një viti në pushtet. Aktualisht po përballet me disa akuza. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)